Gegaj: Partitë shqiptare e përjetojnë Malin e Zi si shtëpinë e vetë

Lajme

Gegaj: Partitë shqiptare e përjetojnë Malin e Zi si shtëpinë e vetë

Nga: F. B. Më: 10 janar 2020 Në ora: 19:31
Ilustrim

“Partitë politike shqiptare të Malit të Zi e përjetojnë si shtëpi të vetë dhe interesin e vetë politik ia përcaktojnë asaj” ka thënë anëtari i Këshillit qendror të DPS-a Nikollë Gegaj.

"Partia Demokratike Socialiste nuk do përzihet në atë si do të paraqiten partitë e vogla në zgjedhjet parlamentare. Natyrisht në jetën politike koalicionet krijohen kur ka interes politik” tha Gegaj.

Ai me rastin e kërkesës së partive shqiptare që të marrin vende  të rezervuara ka thënë se DPS është e gatshme që të respektoj të gjitha kërkesat e partive të vogla që janë në harmoni me standardet më të larta evropiane e demokratike.

Ajo se në Malin e Zi nuk më tutje dënime me rastin e shpalosjes së simboleve kombëtare, pas ndryshimit të ligjit, Gegaj ka thënë se në pyetje është zgjidhja kualitative edhe demokratike ligjore, që sjell liri të plotë në përdorimin e simboleve kombëtare.

"Mali i Zi me këtë ligj ka dëshmuar se po ndërton shoqëri të qytetarëve të barabartë dhe duke respektuar të gjitha standardet evropiane. Është e qartë se Mali i zi është i përkushtuar në avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicë dhe bashkësive tjera pakicë dhe vazhdimisht bënë përpjekje në promovimin e mbrojtjes së këtyre të drejtave. Po ashtu një nga qëllimet e shtetit të Malit të Zi është edhe integrimi i plotë i popujve pakicë duke ruajtur veçoritë e tyre kombëtare dhe të drejtat  e tyre. Mali i Zi është shtëpi e përbashkët e të gjitha kombeve dhe besimeve që jetojnë në te, ndërsa harmonia shumë etnike dhe toleranca është vlera e saj më e madhe të cilën të gjithë duhet ta ruajmë edhe kultivojmë” tha Gegaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat