Ekspertët amerikan: Si dhe kur do zgjidhet nyja e Kosovës – Serbinë e presin ditë të vështira!

Lajme

Ekspertët amerikan: Si dhe kur do zgjidhet nyja e Kosovës – Serbinë e presin ditë të vështira!

Nga: F.B Më: 13 janar 2020 Në ora: 11:22
Timoti Les

Në shumë rast është dukur se viti që shkoi 2019 mund të ishte viti kur Prishtina e Beogradi të përafronin qëndrimet dhe eventualisht të trasojnë rrugën për zgjidhjen e çështjes së problemit të Kosovës por kjo nuk ndodhi, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota Sot”, duke sjell qëndrimet e ekspertëve amerikan për Ballkan dhe ditët e vështira që e presin Serbinë.

Aq më tepër në vitin që shkoi nuk është mbajtur asnjë raund i bisedimeve në nivelin më të lartë , që praktikisht u ndalën në vitin 2018, përjashto takimet joformale në tubime të ndryshme ku përfaqësuesit e Beogradit e Prishtinës janë ulur në një tavolinë..

Kjo nuk ka evituar debatet “nga larg” dhe mbajtjen e qëndrimeve të veta se Beogradi nuk kthehet në bisedime pa u heq tarifat, ndërsa Prishtina se nuk i intereson asgjë pos pavarësisë së Kosovës.

Nëse shqyrtohet situata aktuale, asnjëra palë nuk është tërhequr apo nuk ka lëshuar pe dhe bazuar në këtë zgjidhja nuk është aspak më afër se përpara.

Kur kësaj i shtohet fakti se në Kosovë ra qeveria dhe u mbajtën zgjedhjet që janë vlerësuar në nivel evropian, kjo ka ndikuar që bisedimet të jenë “në pritje”.

A do ndryshojnë gjërat sivjet, mund tl thuhet se do duhej, po çfarë mund ndodhë në të vërtetë. Nëse edhe ndodhin, shtrohet pyetja çka mund të jetë zgjidhja e re e “nyjës së Kosovës”, kur dihet se përkufizimi i kufirit që u përmend si opsion dhe ku dy palët mudn të pajtoheshin ka rënë në ujë?

Erik Gordi, profesor i sociologjisë kulturore në UCL

“Gjasat që të arrihet një zgjidhje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 2020 janë shumë të vogla. Së pari duhet shikuar aktorët e jashtëm, ka motivim të ultë që BE të bëjë përpjekje të mëdha. Ish-shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini ka harxhuar një pjesë të madhe të kapitalit politik në përpjekje për marrëveshje dhe kjo mungesë e suksesit nuk ju jep gjasa pasardhësve të saj” thotë Gordi.

Sipas tij ShBA duhet të inicioj përpjekjet por ato nuk do jenë të qëndrueshme dhe sipas të dërguarit të Trampit ajo mund të bëhet me strategjinë ‘ na bëjë shërbim’ që ka tentuar me Ukrainën, por ka shumë shkaqe që kjo nuk është e qëndrueshme. Zgjedhjet amerikane në ShBA, kriza kushtetuese tregon se qeveria mund të mos jetë aktive deri në nëntor mendon Erik Gordi.

Gordi mendon se edhe zgjedhjet në Kosovë dhe Serbi janë një lloj pengese sepse në “Serbi zgjedhjet do të mbajnë në pushtet njerëz që nuk mund të arrijnë marrëveshje sa janë në pushtet". Nga ana tjetër kolapsi për qeverinë e re në Kosovë jep mundësi për zgjedhje tjera në vitin 2020 dhe kjo iu përgjigjet partive me qëndrime të forta.

“Kjo sugjeron se pengesa aktuale e bisedimeve vazhdon, mënyra që të shkohet përpara është ndarja e përpjekjeve për marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe arritja e marrëveshja më të vogla që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve si tarifat, energjia, uji....nëse ka sukses në këto mund të vazhdohet procesi, por kjo nuk shkon shpejtë, kjo mund ndodhë ngadalë nëse edhe ndodhë” tha Gordi.

Majkl Karpenter, ish-zyrtari i Pentagonit

Aktualisht në tavolinë nuk ka një zgjidhje të qëndrueshme thotë Majkl Karpenter,sipas gjykimit të cilit nuk ka shumë gjasa që çështja e Kosovës të zgjidhet në vitin 2020. Ai sqaron se ideja për shkëmbim të territoreve është hedhur poshtë nga një pjesë e rëndësishme e elitës politike në Kosovë por kjo nuk ka as mbështetje të madhe në Serbi.

“Skenari optimist është s enë vitin 2021 administrata e re amerikane mund të jap përparësi kësaj çështje së bashku me Komisionin Evropian dhe të zhvilloj ‘hartën e rrugës’ që nënkupton mbështetje të prekshme për zgjidhjen e çështjes kjo do të thotë mbështetje ekonomike edhe financiare” thotë ai.

Por, Karpenter thekson se tash për tash nuk mund të parashikohet kur kjo mund të ndodhë, duke parë shkëputjen e madhe në raportet mes ShBA-ve dhe BE-së.

Timoti Les, ish-diplomat në Ballkan

“Përgjigja e shkurtër është jo” thotë Les që thekson se rasti më i volitshëm  dhe më i mirë për zgjidhje me gjasë ishte viti 2018.

Nga atëherë, Kosova mbështete “partinë militante Vetëvendosja, që hedh poshtë qëndrimin për kompromis të Serbisë, përkatësisht ndarjen e veriut të Kosovës për pranimin e jugut të saj”.

“Në ndërkohë ndalimi i zgjerimit të BE-së do të thotë se Serbia nuk ka nxitje për heqje dorë nga Kosova dhe pamundëson BE-në të luaj rolin me rëndësi në ndërmjetësim. Gjërat janë komplikuar pasi as ShBA nuk mund të jetë efektive si ndërmjetësues sepse aktualisht ka luftë për pushtet mes liberalëve dhe konservativëve në Uashington që do thotë se zyrtarët amerikan nuk mund të pajtohen çka mund të pranojnë! - tha Les.

Ai nuk sheh gjasa për zgjidhje kompromisi, në vend saj mund të ketë një përfundim “jo të rregullt” të dramës së Kosovës, ku Kosova inicion bashkimin me Shqipërinë.

“Serbia pastaj do të aneksoj veriun e Kosovës që të shpëtoj serbët nga inkuadrimi në shtetin shqiptar, ndërsa perëndimi këtë do ta respektoj heshtur si " fakt në terren" si zgjidhje përfundimtare të problemit të Kosovës. Por ky rezultat është i mundshëm për disa vjet” – sqaron ai.

Në ndërkohë Kosova dhe Shqipëria duhet të tejkalojnë pengesat e ndryshme për integrim të thellë, para së gjithave korrupsionin e thellë të shtetit shqiptar, "sepse lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti do të jetë shumë i kujdesshëm rreth bashkimit, nëse ai e rrezikon qëllimin e tij "të pastrimit" të jetës publike në Kosovë".

“Është interesant se Vetëvendosja po bëhet shumë aktive në jetën politike edhe në Shqipëri dhe ka shumë gjasa që në zgjedhjet e ardhshme të merr pjesë në pushtet. Mirëpo parakusht për këtë është që Vetëvendosje të bëhet pjesë e pushtetit në Prishtinë dhe Tiranë” - përfundon Timoti Les.

Uiliam Montgomeri, ish-ambasadori amerikan në Serbi

Kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit të Kosovës, ish-ambasadori amerikan thotë se gjatë këtij viti nuk do të ketë arritje të marrëveshjes dhe “këtë pothuajse të gjitha figurat e angazhuara politike të kyçura në bisedime e dinë mirë".

“Të gjithë shkojnë përmes propozimeve duke e ditur se nuk do prodhojnë asgjë. Gjasat për zgjidhje të përhershme ishte afër vitin që shkoi me pranimin e lojtarëve kryesor për rregullimin e kufijve. Ky " rast i artë" u shkatërrua me kombinimin e hipokrizisë të zëvendësuar me idealizimin moral dhe nacionalizmin e fortë brenda Kosovës dhe brenda bashkësisë ndërkombëtare” sqaron Montgomeri.

Si shprehet ai, edhe në Bosnje edhe në Kosovë aktorët kyç ndërkombëtar më me dëshirë do lënin qytetarët të jetojnë si qytetar të dorës së dytë me mundësi të zvogëluara ekonomike , me qëllim që të ruanin qëndrimet e tyre të vendosura para 20 viteve që ka kohë që janë dëshmuar të paqëndrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat