Gjakovari që po kërkohet nga Policia për lidhje me Iranin, bën thirrje për të shkuar për luftë në Siri

Lajme

Gjakovari që po kërkohet nga Policia për lidhje me Iranin, bën thirrje për të shkuar për luftë në Siri

Më: 13 janar 2020 Në ora: 15:01
Bujar Rogova

Bujar Rogova nga Gjakova i cili ditë më herët është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës për shkak të mbështetjes ndaj Iranit dhe thirrjes së tij për hakmarrje kundër Amerikës pas vrasjes së gjeneralit, Qasem Soleimani.

Në një video tjetër Bujar Rogova shihet duke biseduar në rrjetin social me një person që e quan tezak, ku haptas bënë thirrje për të luftuar në Siri.

“Deri qetash ju prita me ato fjalë jo tezaku jem se jo ti po as isisi n’Bagdad s’ka mujt me më nal e jo ni Safet K…” dëgjohet duke biseduar Bujar Rogova.

Ai më tutje përmend shkatërrimin e tyrbeve që po bëhen në Siri nga ana e ISIS dhe bënë thirrje për të shkuar për të luftuar në Siri.

“Hajdi bre burra bahmi krejt bashk, shehlert le ta japin fetven se tyrbet e baballarëve po dojn me u shkatërru po dojn me u prish, hajde shkojna ta derdhim gjakun”.

Siç dihet pjesëmarrja në luftëra të huaja apo bashkimi me grupe terroriste jashtë vendit është e ndaluar ashpër me ligje të Republikës së Kosovës ku parashihet dënimi deri në 15 vjet burg.

Indeksonline ka siguruar edhe disa fotografi dhe komunikime të Bujar Rogovës nëpër rrjete sociale ku ai bisedon me persona të ndryshëm.

Madje në një komunikim që bënë me një person me emrin Berlind ai debaton ashpër me të e ku ndër tyë tjera Berlindi e kërcënon duke i thënë “He more hala se din sa njërin e kom myt, jam kan në burg 2013 jam dal e sheh…”

Ndërsa në disa fotografi Bujar Rogova shihet gjithkund mbas vetes e mban edhe djalin e tij dhe shumë persona të tjerë nëpër tyrbe dhe xhami e njëri ndër ta është edhe hoxha kontrovers nga Peja, Drilon Gashi.

Lidhjet e sektit shija në Kosovë me shtetin e Iranit po dalin të jenë të rrezikshme për vendin tonë.

Ky sekt fetar, së bashku me një organizatë të njohur si “Al-Batul”, po zhvillojnë veprimtari të dyshimta në Kosovë.

Dy figurat kryesore që po zhvillojnë tash e shumë vite propagandë janë; dhe Ikba lle Berisha-Huduti.

Kjo e fundit, u arrestua para disa ditësh nga Policia e Kosovës nën dyshimin për lidhjet e saja me Iranin dhe thirrjet hakmarrëse ndaj SHBA-së.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat