Godfri: Shpresoj në marrëveshjen rreth Kosovës deri në vjeshtë, pres lëvizje para zgjedhjeve në ShBA

Lajme

Godfri: Shpresoj në marrëveshjen rreth Kosovës deri në vjeshtë, pres lëvizje para zgjedhjeve në ShBA

Më: 13 janar 2020 Në ora: 22:05
Entoni Godfri

Ambasadori amerikan Entoni Godfri ka theksuar se do të vazhdojmë punën tonë në mbështetje të dialogut, pritjet tona janë që para zgjedhjeve në ShBA do ketë përparime në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit sepse përparimi është i domosdoshëm për stabilitetin në regjion, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Në pyetjen nëse është e mundshme që para zgjedhjeve në ShBA në vjeshtën që vjen të shihet jo vetëm përparimi por edhe rezultati i dialogut, ambasadori amerikan ka thënë se shpreson në atë.

Lidhur me këndvështrimin e Moskës në këtë proces, kur ambasadori rus Harçenko ka përsëritur se BE duhet të bëj presion në Prishtinën për heqjen e tarifës në mallrat serbe dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës duhet kërkuar në kuadër të rezolutës 1244:

“Dua të nënvizoj se Rusia do të bëjë çdo gjë mundet si anëtare e përhershme e KS të OKB-së. Po ashtu nga partnerët zanë në atë trup presim që të kenë vullnet edhe mirëkuptim dhe të bashkëpunojnë më shumë në kuadër të KS në lidhje me çështjen e Kosovës. Aktualisht mirëkuptimi i bashkësisë ndërkombëtare mungon para së gjithave në KS të OKB-së.

Kur presidenti i ShBA-ve  Donalt Tramp emëroi diplomatin Riçard Grenel, njeriun e tij “të besuar” si i dërguar special për dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit nl fillim të tetorit 2019, ajo u komentua si shenjë se Shtëpia e Bardhë dëshiron që s amë parë të përmbyll çështjen e Kosovës. Berlini, në anën tjetër sipas rekomandimeve më të reja nga Gjermania konsideron se nuk duhet të ngutet me marrëveshjen.

Drejtoresha për Evropën Juglindore dhe Turqi në ministrinë e jashtme gjermane Suzan Shuc në intervistën për Kossev, ka thënë se marrëveshja mes Beogradit e Prishtinës duhet të jetë e qëndrueshme, realizueshme dhe të kontribuoj në stabilitetin e regjionit dhe duhet mbështete nga të dy popujt.

“Gjermania nuk beson në marrëveshjen që përfshin shkëmbimin e territoreve. Në vend të saj duhet të ekzistoj procesi i strukturuar mirë i bisedimeve që do mbuloj të gjitha çështjet e hapura. Për këtë arsye më shumë duhet punuar në përmbajtje se në kufizime kohore. Dhe përderisa me marrëveshje nuk duhet ngutur, koha është kyçe që dialogu të filloj sa më parë” – tha Shuc sipas të cilës BE si ndërmjetësues në dialog duhet të forcoj[ aftësinë e saj në ofrimin e mbështetjes në bisedime në të gjithë spektrin e çështjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat