Inspeksioni i Prishtinës rrënon mbindërtimin pa leje

Lajme

Inspeksioni i Prishtinës rrënon mbindërtimin pa leje

Më: 14 janar 2020 Në ora: 12:44
Foto

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës sot ka rrënuar një mbindërtim pa leje

Këtë e ka bërë të ditur i pari i Inspeksionit, Adonis Tahiri, përmes një statusi në Facebook. Ai ka theksuar se ndërtimi pa leje i katit shtesë ishte bërë mbi objektin e ndërtuar me leje.  

“Pavarësisht urdhëresave të inspektorëve për ndërprerje të punimeve, pala ka vazhduar me ndërtim, me ç’rast me 6 janar i është dhënë aktvendimi për rrënim dhe i është shqiptuar gjoba. Meqë as pas këtyre masave pala nuk është bindur, por ka vazhduar me ndërtim, inspektorët bashkë me Policinë e Kosovës dhe kompaninë e kontraktuar kanë filluar sot ta rrënojnë mbindërtimin pa leje”, ka thënë Tahiri.

Tahiri po ashtu ka bërë të ditur se komuna tashmë ka nënshkruar kontratë afatgjatë me kompaninë për rrenim dhe se kushdo që tenton të punojë në këtë formë, do ta ketë fatin e njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat