Ja çfarë shkruante ish-agjenti i SHIK-ut për vrasjen e dëshmitarit të Specialës, ai ishte arrestuar edhe nga UÇK-ja

Lajme

Ja çfarë shkruante ish-agjenti i SHIK-ut për vrasjen e dëshmitarit të Specialës, ai ishte arrestuar edhe nga UÇK-ja

Nga: N.Sh. Më: 15 janar 2020 Në ora: 09:37
Nazmi Rrustemi

Pak ditë pas vrasjes së Nazmi Rrustemit, ish-eprori i lartë i UÇK-së, Policisë së Kosovës dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari kishte publikuar disa detaje të pa thënë për inspektorin e vrarë të komunës së Prishtinës.

Inspektori Nazmi Rrustemi, ishte gjetur i vdekur afër Liqenit të Badovcit.

Vrasja e tij u tha se mund të kishte lidhje me profesionin që ky i fundit e ushtronte tash e sa vite. Në fakt, 63 vjeçari, ishte dëshmitar i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, e ishte intervistuar tre muaj para se të gjendej i vdekur.

Naim Miftari shkruante në Facebook, se ai ishte arrestuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në vitin 1998/99.

E kjo mund të jetë arsyeja që sipas tij mund kishte shumë informacione për kohën e luftës 1998-99.

Miftari kërkon që të hetohet telefoni i Rustemit për të cilin thotë se mund të jetë çelësi i zbardhjes së kësaj vrasje.

Këtë shkrim të Naim Miftarit, gazeta “Bota sot” e kishte botuar qysh atë ditë, mirëpo shumë ishin skeptik për këtë që i thoshte, mirëpo ja që doli e vërtetë.

Sipas informatave i ndjeri kishte qenë dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Madje, tre muaj para se të gjendej i vdekur ai ishte intervistuar nga hetues të speciales në cilësinë e dëshmitarit.

Këtë e ka konfirmuar, gruaja e të ndjerit, Elmaze Rrustemi.

“Ka thanë më kanë thirrë në EULEX edhe u shku, kur erdhë i thashë çka u bo tha sen mirë është puna edhe kurgjo. Mbas mrami qytu në EULEX u kanë”, thotë gruaja e tij.

Më poshtë shkrimi i Miftarit pa ndërhyrjen e redaksisë:

Vrasja e zyrtarit komunal të pylltaris N_RR në Prishtin kisha lutur hetuesit e policis se duhet mej ndjek dy_ tri pista...!

E_ para aj ësht sjell aty i vrar nga ndonjē vend tjeter nuk ësht vrar aty ku ësht gjet kufoma vrasja mundet të ket lidhje direkte me qashtje morali dhe amoraliteti.!

E_ dyta viktima i vrari mundet me qen shum leht se ishte i pytur dhe deshmitar i gjykates nderkombtare në Hag pasi për të tani të ndjerin kishte informacjone jo te mira para dhe gjat luftes 1998/99 nga bashkpunimi me pushtetin serb deri te sjellja amorale,mashtrime ....prandaj ishte arrestuar nga UÇK _ZOLL dhe ishte mbajtur i arrestuar ishte trajtuar në Rimanisht një koh jo të shkurt.!

E _treta ma pak e besuar ësht fjala për ndonjë hakmarrje familjare pasi djali i te ndjerit ësht i arrestuar për grabitje dhe kan bela...!

Sipas mendimit tim profesjonal pista e para ësht mas e mundshmja,telefoni (numri i të ndjerit)i të ndjerit mundet me qen qelsi i zgjedhjes së vrasjes..!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat