Tërmet në Mitrovicë

Lajme

Tërmet në Mitrovicë

Nga: G.B Më: 15 janar 2020 Në ora: 17:47
Ilustrim

(E plotësuar) - Një tërmet ka goditur Kosovën para pak minutave, i cili ishte me magnitudë 3.8 rihter në Zubin Potok.

Këtë e bëri të ditur Shemsi Mustafa, Drejtor i Institutit Sizmiologjik të Kosovës.

Sipas Mustafës nuk ka vend për panik pasi nuk është tërmet me pasoja.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në komunat përreth, për detaje tjera Klan Kosova do të iu mbajë të informuar.

***

Një termet ka goditur Kosovën para pak çastesh, më saktësisht në Mitrovicë.

Për këtë kanë njoftuar lexues të gazetës “Bota sot”, të cilët kanë thënë se dridhjet kanë qenë të mëdha.

Sipas ueb faqes MyEarthquake, tërmeti ka ndodhur në ora 17.32, me epiqendër në rajonin e Mitrovicës.

Dridhje toke janë hetuar edhe në Prishtinë. Thellësia e tërmetit ishte dhjetë kilometra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat