‘O Dul nale’: Reagimi bëhet hit në internet, pasi frikësohet nga shpejtësia e veturës

Lajme

‘O Dul nale’: Reagimi bëhet hit në internet, pasi frikësohet nga shpejtësia e veturës

Më: 16 janar 2020 Në ora: 14:04
Pamje nga video

Një qytetar nga Kosova tjetër është bërë hit në rrjetet sociale, pasi që ka kërkuar nga shoferi ta ndal shpejtësinë e veturës, duke thënë se po frikësohet nga vozitja e shpejtë.

Shpesh në Facebook dalin video ku qytetarët e Kosovës shfaqin frikën e tyre nga shpejtësia e madhe e veturave. Më herët hit në internet ka qenë një video ku një person i kërkonte shoferit ta ndalte shpejtësinë e veturës.

“O Izet nale”, ishin fjalët që për shumë kohë kanë qenë virale në rrjetet sociale. Së fundi një video tjetër është bërë hit, veçse tash shoferi e ka emrin Dul.

“Nale o Dul”, dëgjohet në video një person duke i thënë shoferit që po voziste me shpejtësi të madhe. Më poshtë keni pamjet që janë shpërndarë shumë në internet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat