Vesna Peshiq direkt fton në vrasje të Vuçiqit: “Nuk ka bojkot, vetëm tytë në kokë”

Lajme

Vesna Peshiq direkt fton në vrasje të Vuçiqit: “Nuk ka bojkot, vetëm tytë në kokë”

Nga: F.B Më: 18 janar 2020 Në ora: 16:01
Aleksander Vuçiq dhe Ish-politikania serbe Vesna Peshiq

Ish-politikania serbe Vesna Peshiq ka kërcënuar me vrasje presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq shkruan “Novosti transmeton “Bota Sot”

Ajo këtë kërcënim sipas medias serbe e bëri përmes llogarisës së saj në Tviter ku ka lënë edhe porosinë e qartë për tviteret e tjerë.

“Ejani të ju shoh, çfarë do të bëni kur kur të shpallet për president të përjetshëm. Përderisa ata tviteret (cicëruesit) cicërojnë pa asnjë brengë. Ja pikërisht këtë edhe Putin po e bën. Nëse Brnabiç jep dorëheqje ta dini mirë – po përgatitet Vuçiq i përjetshëm. E atëherë s’ka bojkot vetëm tyta në kokë”.

Kështu shkruan “Novosti” duke shtruar pyetjen nëse duhet ndokush të reagojë në kërcënimin e hapur ndaj presidentit serb.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat