Zafir Berisha e quan “psikopat politik” Albin Kurtin

Lajme

Zafir Berisha e quan “psikopat politik” Albin Kurtin

Nga: N.Sh. Më: 20 janar 2020 Në ora: 10:31
Zafir Berisha dhe Albin Kurti, foto ilustrim nga "Bota sot"

Ish-deputeti i Nismas Socialdemokrate, Zafir Berisha e quan psikopat politik liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Kurti i cili është propozuar që të marr mandatin për kryeministër, sot do të takohet me Presidentin Thaçi, por paraprakisht përmes një video-mesazhi ka treguar se nuk ka arritur ende koalicion me LDK-në.

Pas këtij mesazhi, ka reaguar Zafir Berisha, i cili thotë se Kurti bëri veprim prej adoleshenti.

E pas kësaj, sipas tij, vendin po e shtyen drejtë zgjedhjeve duke qenë i paaftë të bëj zgjidhje.

Postimi i plotë:

Edhe pse i “erdhi dita”, psikopati politik Albin Kurti me veprimin prej adoleshenti që e bëri sot, e shtyen vendin drejtë zgjedhjeve duke qenë i paaftë të bëj zgjidhje!

Zafa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat