Vuçiq rreth takimit me Thaçin në Davos: Do të jetë takim interesant – pres shqyrtim të civilizuar

Lajme

Vuçiq rreth takimit me Thaçin në Davos: Do të jetë takim interesant – pres shqyrtim të civilizuar

Nga: F.B Më: 20 janar 2020 Në ora: 22:56
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se takimi i tij me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në panelin e Forumit Ekonomik Botëror do të jetë interesant dhe pres shqyrtim dhe shkëmbim të argumenteve me ton të civilizuar, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

“Do të jetë takim interesant, në panel do jenë edhe shume lider nga Evropa edhe Bota. Pres shkëmbim të argumenteve që nuk do të jetë e lehtë, por besoj se do e bëjmë me ton të civilizuar. Ky do të jetë sesioni më i vizituar dhe më i rëndësishëm për Evropën Lindore ku do jenë njëzetë pjesëmarrës”, tha Vuçiq për televizionin Pink.

Ai tha se do përfaqësoj interesin e Serbisë, ndërsa Thaçi “edhe më tutje është presidenti legal i institucioneve të Prishtinës“.

“Nuk jam i lumtur, për takimin por është puna ime dhe këtu jam për zgjidhjen e problemeve dhe përfaqësimin e pozitës së Serbisë në mënyrën më të mirë”, ka thënë Vuçiq.

Sipas tij në forum do të dominoj shëndetësia, gjendja klimatike dhe ndryshimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat