Zbulohet “qëllimi” i VV-së, a po synon të shkohet në zgjedhje për të fituar 52 deputetë?

Lajme

Zbulohet “qëllimi” i VV-së, a po synon të shkohet në zgjedhje për të fituar 52 deputetë?

Nga: N.Sh. Më: 21 janar 2020 Në ora: 15:33
Vetëvendosje

Analisti politik Blerim Vela përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për bastet që e pamundësojnë arritjen e marrëveshjes në mes LVV-së dhe LDK-së.

Vela shkruan se, LDK e bëri bastin se mund të nxjerr nga LVV-ja dy prej tri pozitave kyçe shtetërore.

E tash sipas tij, LDK kërkon vetëm Presidentin dhe ndërkoh edhe kryesimin e Kuvendit.

Sipas tij, LVV-ja po duket se po kokëton me idenë që nëse dështon marrëveshja me LDK të shkohet në zgjedhje.

Ai thotë se LVV po shpreson që fiton 52 deputet për të bë vet pastaj Qeverinë.

Postimi i plotë:

Bastet qe pamundesojne arritjen e marreveshjes mes LVV dhe LDK

Ne njeren ane, fillimisht LDK veri bastin se mund te nxjerr nga LVV dy nga tri pozitat kyce shteterore ne kohen kur LVV i ofronte udheheqjen e Kuvendit dhe ndarje te barazpeshuar te pozitave ne qeveri. Tani LDK kerkon vetem Presidentin dhe ne nderkohe kryesimin e Kuvendit pas zgjedhjes se kryetarit te ri me votat e LDK. Me gjithe perafrimin, ky propozim i bere ne kohe te gabuar duket te jete i papranueshem per LVV.

Ne anen tjeter, LVV cdo here e me shume duket se po koketon me idene qe nese deshton marreveshja me LDK te shkohet be zgjedhje te reja. LVV shpreson qe te fitoj mjaftueshem vota (se paku 52 deputet) per te bere vet qeverine ne bashkepunim me partite nga minoritet joserbe. Por, ky eshte i vetmi skenar qe i mundeson qeverisje pa kushtezime nga partite tjera. Secili opsion tjeter nenkupton hyrja ne negociata me LDK apo PDK dhe AAK.

Lidershipi i LVV dhe LDK duhet ti marrin parasysh implikimet e zgjedhjeve te reja nese perseri do te duhet te ulen te negociojne per bashkeqeverisje. Me mire te bejne leshime tani dhe te fillojne punen menjehere, se sa te krijojne ndarje te reja mes votuesve qe kane mbeshtetur ndryshimin me 6 tetor. Cdo kalkulim politik qe bazohet ne forcimin e pozites se partise politike ne kurriz te bashkeqeverisjes per ndryshim eshte shkelje e mandatit qytetar. Votuesi heret apo vone do te hetoj kete tendence dhe do ti ndeshkoj partite qe jane shkaktare te lojes se tille politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat