Kosnett deklarohet rreth linjës ajrore Prishtinë-Beograd

Lajme

Kosnett deklarohet rreth linjës ajrore Prishtinë-Beograd

Më: 21 janar 2020 Në ora: 16:00
Philip Kosnett

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, tha se marrëveshja e linjës ajrore Beograd-Prishtinë është fillimi i një të ardhme të ndritshme për shqiptarët dhe serbët.

Kosnett shkruan në llogarinë e tij në Twitter se presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe ekipi i tij kanë punuar shumë për të arritur këtë.

“Presidenti Trump dhe ekipi i tij kanë punuar shumë për të arritur këtë marrëveshje, e cila është vetëm fillimi i së ardhmes së ndritshme për miqtë tanë në Kosovë dhe Serbi. Ky hap është fitore për rajonin. Faleminderit ambasadorit Grenell dhe O’Brien për udhëheqjen e tyre”, shkruan Kosnett.

Përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës dje nënshkruan një letër me qëllim të vendosjes së linjës ajrore midis dy vendeve, me ndihmën dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat