Vuçiq për linjën e fluturimeve: “Më lehtë të realizohet përmes Lufthanse dhe me KFOR-in ndërmjetës”

Lajme

Vuçiq për linjën e fluturimeve: “Më lehtë të realizohet përmes Lufthanse dhe me KFOR-in ndërmjetës”

Nga: F.B Më: 22 janar 2020 Në ora: 09:16
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se ka takuar këshilltarin për siguri kombëtare të presidentit të ShBA-ve Robert O’Brajan dhe nga biseda ka mësoi se ai kupton pozitën e Serbisë dhe ShBA janë të gatshme të dëgjojnë kërkesat dhe problemet e saj, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Kemi hapur dyert për të biseduar me miqtë tanë amerikan më ndryshe se përpara, ka thënë ai për RTS.

Lidhur me reagimet në Serbi për hapjen e linjës ajrore mes Beogradit dhe Prishtinës nga Lufthansa, Vuçiq ka vlerësuar se këtu sheh “ një mosdije të madhe në opinionin vendor” posaçërisht tek ata që pyesin pse jo fluturimet me Er Serbia.

Ai sqaroi se Beogradi ka luftuar dhe ka kërkuar që mos të fluturojnë transportuesit vendor sepse do të komplikonte procedurat edhe kërkesat dhe lidhjen e marrëveshjeve të rej dhe ka qenë shumë më ehtë që kjo të bëhet “përmes Lufthanse dhe me KFOR-in ndërmjetës”.

Në pyetjen lidhur me formimin e qeverisës së re të Kosovës dhe vazhdimin e bisedimeve, ai ka thënë se shumë më mirë është kur bisedohet se kur nuk ka bisedime.

Sipas mendimit të tij, me rëndësi është që përfaqësuesit e Listës Serbe kanë ruajtur unitetin dhe harmoninë dhe janë unik se pas sigurisë kërkesa kyçe është heqja e tarifës ndaj mallrave serbe që do ndikonte në jetën më të mirë për serbët dhe zhvillim ekonomik për Serbinë.

Ndërsa lidhur me vërejtjet për bashkëpunimin me Rusinë dhe Kinën, ai ka shtuar se mjaft më me ligjërata, sepse shkëmbimi tregtia i Serbisë me ato vende është për 100 herë më i vogël se atyre që na bëjnë vërejtje, ndërsa me Rusinë do avancohen raportet sepse “ne kemi politikën tonë, vendin tonë dhe popullin tonë “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat