Gëzim Kaçaniku ndodhet në spital dhe i nevojitet gjak - Veteranët e Futbollit Shosholli, Gashi e Hyseni i dalin të parët në ndihmë

Lajme

Gëzim Kaçaniku ndodhet në spital dhe i nevojitet gjak - Veteranët e Futbollit Shosholli, Gashi e Hyseni i dalin të parët në ndihmë

Nga: F.B Më: 23 janar 2020 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Futbollisti i njohur mitrovicas Gëzim Kaçaniku ka disa kohë që nuk është mirë me shëndet dhe po përballet me një sëmundje aspak të është, kohëve të fundit ai kishte bërë më mirë dhe ishte forcuar, por mësohet se sot ai është shtrirë në spitalin rajonal dhe është rekomanduar operimi i tij.

Nga burimet spitalore dhe kontaktet është mësuar se për operimin e tij ka nevojë për gjak ashtu siç ka nevojë edhe për mbështetje në forma të tjera.

I pari që ka bërë ftesë për të ndihmuar futbollistin e njohur mitrovicas ishte portieri i dikurshëm dhe njëri ndër krerët e Liges së Veteranëve Enes  Shosholli, që ka qenë edhe bashkë lojtar me “Kaqen” , që ka ftuar humanistët dhe vullnetarët e gjakut të grupit O-pozitiv, që të ndihmojnë me dhurimin  në procesin e operimit të tij.

Ai apelin e ka bërë me shembull personal duke shkuar së bashku me dy veteran edhe ish-futbollistë tjerë Saad Gashin dhe Ramadan Hysenin për të dhuruar gjak në Qendrën e Transfuzionit të gjakut në spitalin rajonal “Dr Sami Beqiri” në Mitrovicë.

Apeli për dhurim të gjakut vazhdon, andaj të gjithë ata që e kanë njohur, kanë luajtur me te apo vetëm e kanë përcjell Gëzim Kaçanikun që gjithë jetën ia ka kushtuar futbollit, kanë mundësi që ta ndihmojnë atë, qoftë me dhurimin vullnetar të gjakut po edhe në forma tjera.

Shpresojmë se “Kaqa” siç e njohin mitrovicasit në përgjithësi dhe sportdashësit e sportistët në veçanti do të ia dal të tejkaloj edhe të mund edhe këtë sfidë përkatësisht operimin edhe sëmundjen dhe të iu kthehet aktiviteteve sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat