Në Serbi thonë se ka ndryshuar qasja e SHBA-ve ndaj Kosovës

Lajme

Në Serbi thonë se ka ndryshuar qasja e SHBA-ve ndaj Kosovës

Më: 23 janar 2020 Në ora: 16:46
Foto

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq sot ka thënë se SHBA-të kanë ndryshuar qasje ndaj Kosovës.

Sipas Daçiq, Uashingtoni më nuk insiston që Beogradi duhet të njohë pavarësinë e Kosovës, shkruajnë mediat serbe.

“Uashingtoni tani jep hapësirë për kompromis. Amerikanët nuk insistojnë më që vetëm Beogradi t’i ekspozohet presionit”, u tha Daçiq gazetarëve.

Ministri serb shtoi se Kosova duhet të ekspozohet më shumë ndaj preisonit për të hequr taksën doganorep rej 100 për qind për mallrat serbe.

Kjo deklaratë e ministrit të jashtëm serb vjen pas vizitës së të Dërguarit të Posaqëm të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Richard Grenell në Kosovë.

Grenell nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Twitter ka thënë se taksa ndaj Serbisë duhet të largohet dhe kjo ka ndodhur menjëherë pas marrëveshjes për linjen ajrore Prishtinë – Beograd.

Grenell do të vizitojë Beogradin të premtën në mëngjes ku pritet të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai gjatë qëndrimit të tij në Kosovë është takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Grenell ka mohuar të jetë në Prishtinë që të shtyjë përpara formimin e koalicionit qeverisës midis dy partive krerët e të cilave i ka takuar sot.

Nëse Grenell do të takohet me politikanë të tjerë serbë përveç Vuçiqit ende nuk është bërë e ditur, por Vuçiq dhe Grenell do të takohen të premtën rreth orës 8 të mëngjesit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat