Haradinaj ia vazhdon mandatin drejtorit të Doganës së Kosovës

Lajme

Haradinaj ia vazhdon mandatin drejtorit të Doganës së Kosovës

Më: 24 janar 2020 Në ora: 14:42
Ramush Haradinaj e Bahri Berisha

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ia ka vazhduar edhe për tri vite tjera mandatin drejtorit të Doganave, Bahri Berishës.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa ka thënë se vendimin e ka marrë në kuadër të kompetencave të tij kushtetuese e ligjore.

Ai ka vlerësuar lartë punënë e drejtorit të doganave, teksa atij i ka uruar sukses edhe në vitet e ardhshme të punës.

Postimi i plotë:

Në kuadër të kompetencave të mija kushtetuese e ligjore, sot, drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, ia kam vazhduar mandatin edhe për tri vjet të tjera. Z. Berisha, përgjatë shërbimit të tij në këtë pozitë ka dëshmuar profesionalizëm e korrektësi dhe me seriozitet ka kryer punët dhe përgjegjësitë e tij në këtë institucion shumë të rëndësishëm të vendit. Z. Berisha i uroj punë të mbarë edhe për vitet e tjera!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat