A po përgatitet një Dayton për Kosovën?

Lajme

A po përgatitet një Dayton për Kosovën?

Më: 24 janar 2020 Në ora: 16:04
Richard Grenell

Mes Kosovës dhe Serbisë mund të ketë një round të shpejt bisedimesh në formatin e Dayton-it. Mediat në Serbi thonë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë një zgjidhje të përshpejtuar mes Kosovës dhe Serbisë në një konferencë të re ndërkombëtare që do të ishte në formën e një “Dejtoni të ri”.

Sipas Telegrafit serb, nuk ka një datë të saktë për të arritur një marrëveshje të re, siç është ajo që i dha fund konflikteve në Bosnje-Hercegovinë, në Dejton, por përcaktimi i ambasadorit Richard Grenell është që puna që i është besuar atij nga Presidenti amerikan Donald Trump, duhet të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Gazeta pretendon se marrëveshja e SH.B.A.-së do të përfshijë fillimisht heqjen e takses nga ana e Kosovës, vazhdimin e negociatave me një ritëm të përshpejtuar për cështjet që kanë të bëjnë me kalimin kufitar, klaimin e një pjese veriore të Koosvës në anën e Serbisë, investimet amerikane në rajon, investimi në infrastrukturën e udhëtimit, forcimi i tregtisë midis Beogradit dhe Prishtinës dhe përshpejtimi i procesit të integrimit në BE.

“Kjo nuk është një çështje që zgjidhet brenda disa ditësh, por është një temë që lideri aktual amerikan dëshiron të adresojë në mënyrë që të sigurojë një marrëveshje të qëndrueshme, me një kompromis midis dy palëve,” citon Telegrafi serb burime të tyre anonime.

Telegrafi shton se përveç segmentit politik, për të cilin ai pretendon se nuk përjashton ndarjen, e “me të cilën veriu i Kosovës do të aneksohej nga Serbia”, plani i Grenell përfshin gjithashtu një paketë ekonomike.

Burimi shprehet se Grenell insiston në cështjet ekonomike, sepse ai është i bindur se kjo është një mënyrë për të lidhur sa më shpejt rajonin, për të vendosur bashkëpunim që do të lehtësonte rrugën e mëtejshme.

Presidenti i Dhomës së Tregtisë Serbe, Marko Cadez i tha gazetës se pikërisht mundësitë e reja ekonomike dhe investimet e huaja “në Kosovë dhe Serbi” mund ta bëjnë më të lehtë arritjen e një marrëveshje përfundimtare në dialog dhe normalizimin e marrëdhënieve.

“I gjithë problemi i Kosovës mund të normalizohet, përmes interesit ekonomik të përbashkët. Grenell me të vërtetë e vendos ekonominë në ballë dhe fillon nga ajo që i sjell përfitime, para së gjithash, të ekonomia, sepse biznesmenët gjithmonë e konsiderojnë interesin e ndërsjellë “, shpjegon Cadez.

Në të njëjtën kohë, shtoi ai, është e rëndësishme që Uashingtoni të ketë një fokus në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat