Po rrinin në kafiteri gjatë orarit të punës, suspendohen dy policë

Lajme

Po rrinin në kafiteri gjatë orarit të punës, suspendohen dy policë

Më: 24 janar 2020 Në ora: 21:29
Ilustrim

Para dy ditëve janë suspenduar dy zyrtarë policorë të Stacionit Policorë të Ferizajt, pasi nuk e kanë respektuar urdhërin e Drejtorit të përgjithshëm të PK-së për mos frekuentimin e kafiterive gjatë orarit të punës.

Dy zyrtarë policorë të SP Ferizaj kanë shfrytëzuar pushimin e pa-autorizuar duke mos respektuar urdhërin e Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës për mos frekuentimin e lokaleve-kafiterive gjatë orarit të punës, këtë gjë për Gazetën e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale në Ferizaj, Agim Gashi

“Për arsye të mos respektimit të urdhërit të Drejtorit të përgjithshëm të PK-së, për mos frekuentimin e lokaleve-kafiterive gjatë orarit të punës apo shfrytëzimi i pushimit të pa-autorizuar në këto lokale, janë suspenduar dy zyrtarë policorë të SP Ferizaj”, kishte thënë Gashi.

Sipas Gashit rasti është proceduar në Drejtorinë e Hetimeve të Brendshme në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat