Grenell për AP: Prioritet përtëritja e trafikut hekurudhor Beograd - Prishtinë

Lajme

Grenell për AP: Prioritet përtëritja e trafikut hekurudhor Beograd - Prishtinë

Nga: F.B Më: 26 janar 2020 Në ora: 09:08
Richard Grenell

I dërguari special Riçard Grenel për agjensionin amerikan të lajmeve AP vlerësoi se marrëveshja për përtëritjen e trafikut hekurudhor mes Beogradit dhe Prishtinës është me rëndësi për të dy palët, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ai porositi se kjo është bërë prioritet.

Grenel, që është ambasador i ShBA-ve në Gjermani ka thënë se vendosje e lidhjeve hekurudhore është bërë prioritet pas ndërmjetësimit të zyrtarëve amerikan këtë javë në arritjen e marrëveshjes për vendosjen e trafikut ajror ndërmjet Beogradit të Prishtinës pas 21 viteve.

"Vizioni i presidentit aktualisht po ndodhë. Paraprin bashkësia afariste dhe fokusi në hapjen e vendeve të reja ", theksoi Grenel në deklaratën e shkruar për AP, transmeton Uashington Times.

Agjensioni përkujton se Grenel këtë javë qëndroi në vizitë në Prishtinë dhe Beograd dhe në konferencën për shtyp në kryeqytetin serb ka deklaruar se për detajet e marrëveshjes se rivendosjes së linjës hekurudhore do të bisedohet të hënën në Berlin.

AP thekson se Grenel ka thënë se ShBA-të duan që të dy palët të fokusohen në ekonomi, vende të reja të punës dhe prosperitet si rrugë për normalizimin e raporteve.

Në tekst po ashtu thuhet se Grenel ka ftuar Beogradin dhe Prishtinën që të heqin pengesat, që kanë bllokuar bisedimet për më shumë se një vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat