Gjuriq kryeson delegacionin e Serbisë në bisedimet e sotshme për hekurudha në Berlin

Lajme

Gjuriq kryeson delegacionin e Serbisë në bisedimet e sotshme për hekurudha në Berlin

Nga: F.B Më: 27 janar 2020 Në ora: 09:09
Marko Gjuriq

Në bazë të marrëveshjes së të dërguarit special Grenel me presidentin Vuçiq sot në Berlin do të bisedohet për vendosjen e linjës hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë që është ndërprerë për dy dekada, Gjuriq do kryesoj delegacionin serb në këto bisedime, shkruan Tanjug transmeton “Bota Sot”.,

Mësohet se do të bisedohet për tema komerciale, pasi kushti i Beogradit për bisedime politike është heqja e taksës ndaj mallrave serbe të vendosur nga Prishtina.

Gjuriq ka qenë i kyçur në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit që nga viti 2012, ndërsa në takimin e sotshëm me Grenel do të jenë edhe përfaqësues të ministrive dhe ekspertë të trafikut hekurudhor.

Lidhja infrastrukturore mes Prishtinës dhe Beogradit ishte një nga temat e takimit të Grenel me Vuçiq, ku përfaqësuesi amerikan paralajmëroi se detajet e marrëveshjes për hekurudha do bëhen të ditura të hënën – sot në takimin e Berlinit.

Grenel ka theksuar se ShBA duan që të dy palët të fokusohen në ekonomi, hapje të vendeve të punës dhe normalizimin e raporteve.

Në deklaratën për AP, ambasadori amerikan në Gjermani ka thënë se marrëveshja për hekurudha do të jetë e rëndësishme për të dy palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat