Publikohen pamje të rralla: Momenti kur vdes Rrahman Morina

Lajme

Publikohen pamje të rralla: Momenti kur vdes Rrahman Morina

Më: 27 janar 2020 Në ora: 23:48
Rrahman Morina

Rraman Morina ishte figura më kontraverse në fund të viteve të 80-ta dhe në fillim të viteve të 90-ta.

RTK sonte ka transmetuar një video të paparë më herët ku shihet Rrahman Morina, që rrëshqet nga karriga e tij dhe bie poshtë.

Morina ka filluar karrierën e tij si polic në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, dhe pastaj si përfaqësues i Lidhjes Komuniste të Kosovës.

Image

Morina ka vdekur në vitin 1990, në moshën 47 vjeçare, në Prishtinë, gjatë mbledhjes së Partisë Socialiste. Ai ka qenë i martuar me Bratislava “Buba” Morina, avokate serbe, ministre e qeverisë dhe përfaqësuese e refugjatëve nga Serbia.

Për më shumë shikojeni pamjet e rralla filmike: – video nga minuta e 43 e 30 sekonda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat