Serwer: Serbia duhet në një formë të njoh pavarësinë e Kosovës

Lajme

Serwer: Serbia duhet në një formë të njoh pavarësinë e Kosovës

Nga: F.B Më: 28 janar 2020 Në ora: 15:33
Daniel Serwer

“Nuk shoh vazhdim të dialogut para formimin e qeverisë në Prishtinë dhe mund të shtyhet edhe më shumë deri pas zgjedhjeve serbe në prill” ka thënë eksperti i Ballkanit dhe profesori i Universitetit “Xhon Hopkins” në Uashington Daniel Server, duke shtuar se dyshon se bisedat para fushatës parazgjedhore në Serbi mund të jenë në interes të Kosovës, shkruan “Pravda” transmeton “Bota Sot”.

Në pyetjen nëse pas marrëveshjeve për rivendosje të linjave ajrore edhe hekurudhore mund të vazhdoj dialogu mes Prishtinës edhe Beogradit, ai tha se dy palët duhet të tërheqin hapa në të njëjtën kohë, Prishtina të heq taksën e Beogradi të ndaloj fushatën e tërheqjes së njohjeve të Kosovës.

Server është pyetur nëse ka ndryshuar mendimin për emërimin e Grenelit si të dërguar special, ai theksoi se më vjen mirë për marrëveshjet e arritura me gjithë kufizimet për njerëzit që vijnë në Kosovë përmes Serbisë si rasti im, Edhe më tutje mendoj se është e çuditshme, por më vjen mirë që mund të jam mirënjohje për të arriturat.

Në pyetjen nëse shkëmbimi i territoreve nuk është më në tavolinën e bisedimeve?, Server nënvizoi se “kjo është ideja ‘zombi’ që shëtit nëpër botë, duke kërkuar dikë që të jetësohet. Nuk do të jem i befasuar të gjejnë dike, por nuk mendoj se është ide e mirë dhe e realizueshme. Barriera kryesore është reciprociteti, atë që Serbia mund të marrë në veri, duhet në mënyrën ekuivalente të jap në jug dhe mendoj se askush nuk është i gatshëm për këtë.

“Nuk ka dyshim se Tramp po kërkon një sukses ndërkombëtar që do kthente vëmendjen nga gjykimi në Senat. Ka pak vende në të cilat politika e brendshme nuk ka ndikim në politikën e jashtme” tha Server, në përgjigje të pyetjes nëse po kërkohet zgjidhje për të përfituar në zgjedhjet presidenciale.

Në pyetjen se çka mund të përfshijë marrëveshja mes Prishtinës edhe Beogradit? , Server tha: “Po mendoj se është e mundshme marrëveshja. Duhet në nënkuptohet se Serbia në një formë të pranoj pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin dhe integritetin territorial që përfshinë shkëmbimin e diplomatëve. Po ashtu do të jenë të domosdoshme rregulla për ruajtjen e pakicave dhe trashëgimisë kulturore në Kosovë dhe mbrojtjen e njëjtë të drejtave të pakicës shqiptare në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat