Tabloidi i Vuçiqit e hanë forën- Raporton për ndarjen e Drenicës nga Kosova, pas fitores së Albinit

Lajme

Tabloidi i Vuçiqit e hanë forën- Raporton për ndarjen e Drenicës nga Kosova, pas fitores së Albinit

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Mediat beogradase e kanë marrë seriozisht talljen në Kosovë për ndarjen e Drenicës nga Kosova, pas marrjes së pushtetit nga Albin Kurti dhe Lëvizja “Vetëvendosje”.

Gazeta të afërt me Vuçiqin, konkretisht tabloidi “Alo.rs” shkruan se “Lugina e Drenicës do të shkëputet nga Kosova, ashtu siç ndodhi me Britaninë e Madhe nga BE-ja”.

Ky medium i është referuar fotografisë të shpërndarjë dje në rrjetet sociale me mbishkrimin “DREX”-it. “DREGZIT Kosovo gubi teritoriju, otcepiće se od Prištine”.

Fotografia tregon një hartë ku shihet e kufizuar Drenica: Komunat Drenasit dhe Skenderajt, të shkëputura nga harta e Republikës së Kosovës.

“Por nuk ka asnjë shpjegim se si do të bëhet kjo zonë, pas zgjedhjes së Albin Kurtit si kryeministër. Kurti dhe lëvizja e tij Vetëvendosje nuk janë aspak popullore në Drenicë. Shkalla e armiqësisë së drenicasve ndaj Kurtit tregohej edhe nga fakti se, gjatë seancës në të cilën u zgjodh kryeministri, deputetët e opozitës vunë në dukje se nuk kishte asnjë ministër drenicak në qeverinë e re”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat