Shqetësuese: Aditivët prodhohen nga flokët?

Lajme

Shqetësuese: Aditivët prodhohen nga flokët?

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Një qytetar nga Gjilani ka dërguar një kronikë të një kanali televiziv gjerman 7 Galileo, ku shpjegohet i tërë procesi i prodhimit të aditivëve në Kinë.

Ai shprehet tejet i shqetësuar sa i përket materieve prej të cilave përfitohen aditivët si dhe kushtet në të cilat kryhet ky proces.

Thotë se aditivët janë ndaluar në vendet e BE-së, madje nuk i përdorë as Shqipëria, Serbia dhe shtetet tjera, ndërsa në Kosovë vazhdojnë të përdoren në mënyrë të pakontrolluar.

Ky qytetar thotë se videon e televizonit gjerman do t`ia përcjellë në facebook edhe kryeministrit Albin Kurti, nga i cili do të kërkojë që të urdhërojë organet shtetërore për një mbikëqyrje më të madhe sa i përket përdorimit të aditivëve.

Ai është i bindur se këto substanca përdoren në Kosovë, prandaj është rritur numri i personave të prekur nga sëmundje të ndryshme.

Kosova e ka një rregullore për përdorimin e aditivëve, por sa zbatohet ajo në praktikë, është çështje tjetër.

Shpeshherë ka pasur debate, madje dhe në Parlamentin e Kosovës, sa i përket dozës së përdorimit të kësaj substance, që me të drejtë dyshohet se është shumë herë më e lartë se sa lejohet.

Një punëtore në një furrë buke, në kushte anonimiteti, ka treguar se aditivët përdoren pa ndonjë kriter.

Kjo është njëra anë e problemit me aditivët.

Fundja, inspektorët e ushqimit mund ta mbikëqyrin më mirë tregun dhe të ndalojnë abuzimet me aditivë.

Ana tjetër është materia prej nga përfitohen aditivët dhe kushtet në të cilat prodhohen këto substanca.

Këtu qëndron thelbi i shqetësimit të këtij qytetari, edhe pse nuk është i sigurt për prejardhjen e aditivëve në Kosovë.

Shpreson se kryeministri, nëse e sheh këtë video, do të reagojë për të ndryshuar rregulloren për përdorimin e aditivëve, ose të paktën të urdhërojë mbikëqyre të rreptë të zbatimit të saj.

Ne po sëmuremi nga aditivët e dyshimtë, thotë ai, ndërkohë që na e ka dërguar edhe linkun ku mund të shikohet videoja e prodhimit të aditivëve, në gjithë procesin e punë, e televizonit 7 Galileo/MF

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat