Lideri i Luginës Muharrem Salihu në Uashington me Eliot Engel në kongresin amerikan: Presheva, vendi më i diskriminuar në Evropë! - Bota Sot
Lideri i Luginës Muharrem Salihu në Uashington me Eliot Engel në kongresin amerikan: Presheva, vendi më i diskriminuar në Evropë!

Lajme

Lideri i Luginës Muharrem Salihu në Uashington me Eliot Engel në kongresin amerikan: Presheva, vendi më i diskriminuar në Evropë!

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 20:35
Muharrem Salihu dhe Eliot Engel

Lideri i Luginës së Preshevës Muharrem Salihu (AFEDS) Këshilltari lartë ne Komunën e Medvegjës, njëherësh  veprimtar dhe biznesmen i njohur në Evropë gjatë vizitës në Uashington u prit në takim nga miku i shqiptarëve, Eliot Engel, Kongresmen dhe Kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë, në Dhomën e Përfaqësuesve, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Takimi Engell – Salihu në Kongresin Amerikan, në fokus gjendja e shqiptarëve në Luginen e Preshevë

Muharrem Salihu në takimin dhe bisedën me kongresistin Engell ka pasqyruar gjendjen aktuale të shqiptarëve në Medvegjë. Ai bëri thirrje për mbështetje për shqiptarëve në Medvegjë dhe komunat Bujanoc e Preshevë. Salihu ka nënvizuar se shqetësimin e tij do ta përcjellë në Kongres përmes kongresistit Engell, i cili është zotuar për të ngritur zërin për Medvegjën, që po shuhet.

Përgjatë takimit, Salihu përcolli me përgjegjësi shqetësimet e shqiptarëve në Serbi, diskriminimet e padrejta dhe pasivizimin e adresave që po ju bëhet medvegjasve.

Sipas tij “Problemet tona u dëgjuan me shumë vëmendje dhe ne besojmë se ndihma e insitucioneve amerikane nuk do të na mungojë. Ndaj gjejmë rastin t’u bëjmë thirrje medvegjasve të mos i braktisin shtëpitë dhe pronat e tyre. Ditë më të mira na presin.”, ka nënvizuar Salihu, i cili është mbështetës i fuqishëm i kongresmenit Engell për rikandidimin për në Kongres në zgjedhjet e ardhshm.

Sikur z.Salihu edhe z.Engle jane te shqtesuar per sitauaten e shiptarve  etnik ne Luginenn e Presheves te cilet jetojne ne nje sitaute te palakmueshme,  te brisht as ne paqe as ne lufte gjendje kjo e cila ka provokar largmikn e te rinjve. Së fundi, gjendja në mbarë Luginën është bërë akoma edhe më shqetësuese për shkak të kepërdorimit të një ligj të banimit në Serbi që po përdoret për t’ua eliminuar të drejtat në shtëpitë e tyre shqiptarëve nga Lugina që udhëtojnë apo janë vendosur diku tjetër. Atyre po u hiqet nënshtetësia, e drejta e votimit, e pronësisë, e marrjes sëpensioneve dhe shërbimeve sociale, e drejta e marrjes së dokumenteve etj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat