Nesër seancë për vrasjen e Ivanoviqit, do të gjykohen gjashtë të akuzuar

Lajme

Nesër seancë për vrasjen e Ivanoviqit, do të gjykohen gjashtë të akuzuar

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 01:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Seanca dëgjimore në lidhje me gjykimin e të pandehurve të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviq, kreut të Nismës Qytetare të SDP, do mbahet ditën e nesërme.

Seanca dëgjimore ishte shtyer për me datën 30 dhjetor, pasi mbrojtjes nuk iu përkthye teksti i aktakuzës së ndryshuar në gjuhën serbe.

Seanca dëgjimore pritet të jetë publike, meqë për procesin ka interes të madh.

Në seancë, të pandehurit do të deklarohen shkurtimisht dhe pastaj do të diskutohen provat e paraqitura nga prokuroria dhe mbrojtja.

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë më 2 dhjetor kundër gjashtë personave – Nedeljko Spasojeviq, Marko Rosiq, Dragisha Markoviq, Zarko Jovanoviq, Radet Basara dhe Silvana Arsoviq, duke i akuzuar ata për përfshirje në vrasjen e Ivanoviqit.

Drejtuesi i Nismës Qytetare të SDP-së, Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar të 2018-ës, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Aktakuza akuzon të pandehurit për veprat penale të përfshirjes ose organizimit në një grup kriminal, keqpërdorim të pozitës zyrtare, ndihmë në kryerjen e krimit të vrasjes së rëndë, mbajtjes pa leje ose kontrollit të armës, zbulimin e një zyrtari sekret, shpërdorim të detyrës zyrtare në komision dhe manipulim i provave në bashkëkryerje.

Asnjë nga personat në këtë aktakuzë nuk është akuzuar për vrasje.

Aktakuza pretendon se ky grup i dyshuar kriminal nuk është formuar rastësisht, por funksionon që nga viti 2011.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat