Diskutimi me Kurtin, Ramën e Vuçiqin – presidenti Thaçi reagon pas takimit

Lajme

Diskutimi me Kurtin, Ramën e Vuçiqin – presidenti Thaçi reagon pas takimit

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 17:19
Diskutimi për Ballkanin Perëndimor në Konferencën e Sigurisë në Munih

(E plotësuar) -  Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u tha sot gazetarëve se gjatë panelit të sigurisë së Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Munih, se kur u takua me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i ka mborjtur interesat e Serbisë dhe popullit serb në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Isha i ashpër. Luftova për interesat e Serbisë dhe popullit serb, gjë që është puna ime. Unë po thosha të vërtetën dhe jam krenar për këtë,” tha Vuçiç për RTS.

Në Mynih të Gjermanisë, ka nisur Konferenca e Sigurisë, në të cilën po marrin pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, liderët e shumë institucioneve, ministra dhe ekspertë.

Por, në kuadër të kësaj konference, një panel i veçantë diskutimi i kushtohet edhe Ballkanit Perëndimor.

Kjo është hera e parë që kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ulën së bashku në një panel.

Thaçi pas takimit të liderëve të Ballkanit: Theksova faktin se BE po na ndëshkon padrejtësisht për vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur pas takimit të tij me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Ai në një prononcim për Televizionin Publik është shprehur se ky takim ishte mundësi e mirë të prezantohen të arriturat dhe aspiratat e Kosovës.

Thaçi ka treguar se ka theksuar faktin që Kosova ndihet e ndëshkuar padrejtësisht nga BE për shkak të mosliberalizimit të vizave, duke thënë se Kosova nuk po kërkon dhuratë, por konsideron se i ka përmbushur të gjitha kushtet.

“Ishte një mundësi e mire që të prezantohen të arriturat e Kosovëas dhe aspiratat. Në këtë takim morrën pjesë edhe zoti Borell dhe përfaqësues të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, me të cilët diskutuam për hapat e mëtutjeshëm që duhet t’i ndodhin Kosovës por edhe tërë Ballkanit. E theksova se Kosova ndihet e ndëshkuar nga BE për shkak të mosliberalizimit të vizave dhe kjo duhet të ndryshojë nga BE dhe BE duhet të veprojë në mënyrë unike dhe të drejtë sepse ne nuk po kërkojmë dhuratë por i kemi plotësuar kriteret. BE po bën gabim strategjik dhe është qasje e padrejtë ndaj qytetarëve të Kosovës dhe institucioneve të Kosovës.”, tha Thaçi.

Më tutje ai është shprehur se angazhimi tjetër duhet të jetë arritja e marrëveshjes Kosovë – Serbi, duke shtuar se Grenell i ka dhënë energji tjetër dialogut dhe ka shënuar hapat e parë.

“Angazhimi tjetër duhet të jetë drejt dialogut Kosovë – Serbi që duhet të përfundojë me njohje reciproke mes dy vendeve, natyrisht viti i kaluar ka qenë më optimist sesa ky që është dhe duhet BE të jetë unike e të përkrahet nga shtetet anëtare. Tani meqë Trump e ka emëruar Grenellin ka shënuar hapat e parë dhe BE duhet ta përcjellë këtë proces që gjatë këtij viti të arrihet marrëveshja Kosovë – Serbi që të hapë perspective për vendet dhe të mundësoj paqen në Ballkanin Perëndimor.”, tha Thaçi.

Në fund ai është shprehur se marrëveshja e arritur sot i ndihmon investimeve ndërkombëtare në të dy vendet, Kosovë dhe Serbi.

“Kjo marërveshje është mes dy vendeve si dy shtete të pavarura dhe sovrane në interes të shteteve dhe qytetarëve, të kemi lëvizje të lire të njerëzve dhe mallrave. Kjo i ndihmon investimeve ndërkombëtare dhe këto investime duhet të përfshihen në implementimin e këtij projekti.”, tha Thaçi në fund.

***

Ka nisur diskutimi për Ballkanin Perëndimor në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Në këtë takim merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidenti serb, Aleksandar Vuçic, të cilët janë ulur përballë njëri-tjetrit.

Në panelin ku po diskutohet për rajonin, marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ai i Malit të Zi, Gjukanoviç e shefi i diplomacisë europiane, Borrell.

Ky panel është parashikuar të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Image
Image

***

Në Munih të Gjermansë, ka nisur Konferenca e Sigurisë, në të cilën po marrin pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, liderët e shumë institucioneve, ministra dhe ekspertë.

Por, në kuadër të kësaj konference, një panel i veçantë diskutimi i kushtohet edhe Ballkanit Perëndimor, i cili tashmë veç ka nisur.

Kjo hera e parë që kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të ulen së bashku në një panel.

Por në panelin që ka nisur tashmë do të jenë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ai i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, shefi i Diplomacisë Europiane Josep Borrell.

Në këtë panel nuk është e parashikuar të flasë para publikut edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ndonëse edhe ai do të jetë në këtë Konferencë dhe do të ketë takime të shumta në Mynih.

Ky panel është parashikuar të zhvillohet me dyer të mbyllura.

***

Janë bërë publike detaje nga konferenca e mbyllur për media në Mynih të Gjermanisë ku është duke marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për herë të parë është duke marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare pas zgjedhjes në krye të Qeverisë.

Përveç Albin Kurtit, në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Mynih po merr pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri Avdullah Hoti dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Nën udhëheqjen e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, Kurti do të jetë pjesë e konferencës të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe atë të Malit të Zi, Milo Đukanović.

Konferenca “Koordinim, bashkëpunim, konsolidim: Shkuarja e Ballkanit Perëndimor Përpara”, do të bashkojë për herë të parë në një tavolinë, kryeministrin e ri të Kosovës dhe presidentin e serbisë Aleksandër Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat