“Në Berlin po zhvillohen negociata sekrete, Vuçiq do ta njohë Kosovën shtet” - Bota Sot
“Në Berlin po zhvillohen negociata sekrete, Vuçiq do ta njohë Kosovën shtet”

Lajme

“Në Berlin po zhvillohen negociata sekrete, Vuçiq do ta njohë Kosovën shtet”

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 17:24
Vuçiq

Politikani opozitar serb që drejton “Dverin”, Boshko Obradoviq, thotë se në Berlin të Gjermanisë ka muaj të tërë që kanë filluar negociatat ‘sekrete’ për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

Obradoviq thotë se këto negociata sekrete kanë filluar edhe përkundër qëndrimit të Beogradit se nuk do të negociojë me Prishtinën pa u hequr taksa 100 %, raporton tanjug.

Përveç tjerash, Obradoviq ka thënë se Aleksander Vuçiq synon të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, meqenëse kishte nënshkruar marrëveshjen e Brukselit.

Obradoviq gjithashtu ka përmendur edhe marrëveshjet e nënshkruara së fundi në Berlin e Mynih mes Prishtinës dhe Beogradit për linjën ajrore, hekurudhat dhe autostradën.

Lidhur me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve ka folur sot edhe politikania serbe, Rada Trajkoviq, sipas të cilës Serbia ka njohur pavarësinë e Kosovës kur ka nënshkruar të premten marrëveshjet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat