Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor nesër takohen në Bruksel

Lajme

Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor nesër takohen në Bruksel

Nga: F.B Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Presidenti i Këshillit Evropian Sharl Mishel organizon nesër takimin joformal të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, në takim pritet të marrin pjesë edhe presidenti i Serbisë Vuçiq dhe i Kosovës Thaçi, shkruan “Blic” transmeton “Bota sot”.

Udhëheqja e re e BE-së në krye me presidentin e Këshillit Evropian Sharl Mishel, nesër shtrojnë darkë pune për liderët e vendeve të Ballkanit në takimin joformal, sipas burimeve diplomatike nga Brukseli njoftohet s udhëheqja e re e BE-së dëshiron me këtë takim të dëshmoj mbështetjen dhe përkushtimin për regjionin.

Nga pala e BE-së në darkën e shtruar do marrin pjesë kryetarja e Komisionit Evropiane Ursula Fon der Lajen, përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme Zhosep Borel dhe Andrej Plenkoviç kryesues i Këshillit të Evropës dhe kryeministër i Kroacisë.

Nga Ballkani marrin pjesë presidenti i Serbisë Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë Rama, kryesuesi i kryesisë së BiH Komshiq, kryetari i Malit të Zi Gjukanoviç, i Maqedonisë Pendarovski dhe i Kosovës Thaçi.

Bëhet fjalë për takimin e parë të liderëve të BE-së me liderët Ballkanit pas zgjedhjeve të 2019 dhe emërimeve të drejtuesve të funksioneve të BE-së.

Për herë të fundit liderët e Ballkani në darkë pune i ka ftuar ish-shefja e diplomacisë së BE-së Mogerini në tetori 2019.

Nga qarqet diplomatike në Bruksel thonë se udhëheqja e re e BE-së dëshiron që të tregoj mbështetjen dhe përkushtimin për regjionin.

Një nga temat në këtë darkë pune në Bruksel pritet të jetë bashkëpunimi regjional në kuptimin e gjerë dhe përgatitja për Samitin e BE-së dhe Ballkanit në muajin maj në Zagreb.

Përfaqësuesit e BE-së duan të dëgjojnë mendimet dhe pritjet e liderëve të Ballkanit si për metodologjinë e re të bashkëngjitjes po ashtu edhe rrteh samitit historik mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat