Makron ftoi Kosovën dhe Serbinë të vazhdojnë dialogun

Lajme

Makron ftoi Kosovën dhe Serbinë të vazhdojnë dialogun

Nga: F.B Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 09:10
Macron

Presidenti francez Emanuel Makron ka ftuar Prishtinën dhe Beogradin në letra t ndara të drejtuara presidentëve të Kosovës dhe Serbisë Vuçiq e Thaçi, që të vazhdojnë dialogun për normalizimin e raporteve ka njoftuar Frans press, transmetojnë “Danas” dhe “Bota sot”.

Dijalogu që ka nis në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE-së, tri vite pas shpalljes së pavarësisë nga Kosova është në bllokim nga nëntori 2018, ndërkohë që raportet mes Prishtinës dhe Beogradit janë përkeqësuar.

Ftesa e Makron vjen dy javë pas formimit të qeverisë së re të Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti dikur lider i opozitës. Kjo qeveri është e ngarkuar për udhëheqjen e dialogut me Beogradin.

Makron ka propozuar organizimin së bashku me kancelarin gjermane Merkel të samitit në Paris “ me drejtuesit e Kosovës dhe Serbisë” me qëllim të vazhdimit të dialogut.

„Për këtë shka nga të dy palët priten gjeste edhe veprime konkrete – Kosova të heq taksën ndaj mallrave serbe, ndërsa Serbia të ndalojë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës “, shkruan Makron në letrën drejtuar Thaçit dhe shton se qëllimi është “ arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe juridikisht obliguese”.

Presidenti francez në letrën drejtuar Vuçiq ka shprehur shpresën se dialogu do të vazhdojë së shpejti, shkruan Frans press.

Kabineti i Vuçiq ka kumtuar se Makron ka uruar presidentin për Ditën e Shtetësisë dhe ka shprehur dëshirën që sa më parë të arrihet marrëveshja për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat