Miliq sulmon dhe e quan “xheloz” Kurtin - e mbron Vuçiqin

Lajme

Miliq sulmon dhe e quan “xheloz” Kurtin - e mbron Vuçiqin

Nga: F. B. Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 14:56
Albin Kurti

Drejtoresha e Qendrës për Studime Euro-atlantike (CEAS) Jelena Miliq, ka vlerësuar se diskutimi i kryeministrit të ri të Kosovës Kurti ishte jo i suksesshëm në Minhen, ndërkohë mbron dhe lavdëron Vuçiqin, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

"Para udhëtimit për në Minhen, Kurti pat lëshuar një naivitet se ‘Shengeni i vogël’ nuk është asgjë në krahasim me marrëveshjen e Berlinit, që jep të kuptohet se është xheloz dhe i shtyrë në kënd”, ka thënë Miliq.

Sipas saj, "Kurti përjetoi goditjen kur pranoi se nuk ishte në dijeni se qeveria ka dhënë përgjegjësi për nënshkrimin e marrëveshjes në Minhen, ndërkohë që deklaroi se Vuçiq është nervoz”.

"Nuk është nervozë nëse thuhet faktet siç (bëri Vuçiq) dhe mendoj se në Minhen pamë para s gjithave nervozen e Kurtit” tha ajo.

Ajo ka shprehur dyshimin në orientimin pro evropian të Kurtit. "Kurti kinse i është përkushtuar integrimit evropian të Kosovë, thotë se marrëveshja me Serbinë nuk është prioritet, ose gënjen ose nuk është i përkushtuar rrugës evropiane” shprehet Miliq.

Lidhur me planin e të dërguarit Grenel që ekonomia të vendoset në rend të parë, ajo këtë e cilëson mençuri, që Tramp nuk ofron zgjidhje por atmosferë dhe kuadër për zgjidhje.

Miliq vlerësoi se “Shengeni i vogël” nuk është me rëndësi vetëm për Kosovën dhe Serbinë por edhe vendet tjera të regjionit, sepse edhe ato mund të thithin investimet që janë bërë në Serbi.

Sipas saj, liderët e Shqipërisë dhe Maqedonisë Rama e Zaev e kanë kuptuar, ndërsa Kurti e Gjukanoviç po inatosen.

Ajo iniciativën e Makronit për samit në Paris e quan si sukses të mundshëm, sepse sipas saj Parisi ka raporte më të mira me Uashingtonin se Berlini dhe mund ndërmjetësoj mes BE-së e ShBA-ve në lidhje me dialogun.

"Beograd duhet të arrij marrëveshje me ShBA dhe të le amerikanët të bindin evropianët dhe krerët e Kosovës”.

"Serbia duhet të ndalet me fitoret, ka vepruar mençur dhe tash gjysma e vendeve të OKB-së nuk e pranojnë Kosovën” tha ajo duke shtuar a është në interesin e Beogradit për shkak serbëve të Kosovës të frenoj rrugën evropiane të Kosovës?

" Më duket se është jokorrekt ndaj serbëve në Kosovë. Unë do shikoja të bëjë kompromis pikërisht për shkak të serbëve të Kosovës ", përfundoi Jelena Miliq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat