Vuçiq ankohet se thuajse të gjithë ankohen ndaj tij, çfarë diskutimi i “mrekullueshëm” do të ishte mos të ishte ai

Lajme

Vuçiq ankohet se thuajse të gjithë ankohen ndaj tij, çfarë diskutimi i “mrekullueshëm” do të ishte mos të ishte ai

Nga: F.B Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 22:34
Vuçiq

Në takimin joformal dhe darkën e shtruar nga Sharl Mishel sonte në Bruksel ku do marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit dhe BE-së, Vuçiq paralajmëroi se do të mbroj interesat e popullit serbe, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Vuçiq gjatë hyrjes në këtë darkë ka deklaruar se  në takim përveç kryetarit të Këshillit Evropian të BE-së merr pjesë edhe kryetarja e Komisionit Evropian, shefi i diplomacisë evropiane dhe “çdo gjë që është me rëndësi në Evropë”.

Ai tha se nuk do ta ketë lehtë, as atij as pjesëmarrësve tjerë nga Ballkani.

" Secili do shpreh qëndrimet e veta, paramendoni si do të ishte kur unë nuk do isha këtu, Çfarë diskutimi i këndshëm pa mua. Ata do të mbrojnë interesat e vendeve dhe territoreve të veta, ndërsa Serbia të vetat dhe popullit serbe "“, tha ai.

Në konstatimin se në tavolinë do të jetë me të “gjithë ata që nuk duan Serbinë”, Vuçiq tha se kurrë nuk do thotë se ndonjëri nga ata se do vendin tonë.

"Sigurisht jemi caku i sulmeve dhe kritikave të tyre, Se di si e keni gjetur Edi Ramen në gjithë këtë, mund të na sulmojnë Thaçi e Kurti nëse janë aty, apo kushdo që të vij. Gjukanoviç për shkak të ligjit për liritë fetare, Komshiç se nuk kam reaguar ndaj Dodikut, mundet edhe Plenkoviç për deklaratat në vendin e tij ", tha Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se nuk do të jetë lehtë, ma lehtë do ishte të shikonte ndeshjen futbollistike, por nuk është zgjedhur nga populli  për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat