Vuçiq tregon nëse kishte tensione në takimin ku ishte edhe Thaçi

Lajme

Vuçiq tregon nëse kishte tensione në takimin ku ishte edhe Thaçi

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 22:43
Liderët e Ballkanit Perëndimor

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi sonte, pas darkës joformale të liderëve të Ballkanit Perëndimor me liderët evropianë në Bruksel, se BE është i hapur për të dëgjuar iniciativat dhe për të filluar një pako investimesh për rajonin.

Vuçiq tha në një deklaratë për shtyp se BE do të dërgojë ekipe dhe do të marrë iniciativa me shkrim dhe ide nga vendet e rajonit.

BE ka njoftuar, tha ai, fillimin e një pakete investimesh për Ballkanin Perëndimor, për të cilin ai thotë se është shumë i rëndësishëm.

Vuçiq shtoi se BE, siç përcolli nga takimi, do të nxisë bashkëpunimin rajonal, dhe ai veçanërisht foli për “mini-Shengenin”. E gjithë kjo, sipas fjalëve të tij, do të hapte perspektivë dhe do të nënkuptojë se do të kishte rezultate shumë më konkrete.

“Është shumë e rëndësishme që ne kemi parë angazhimin e sinqertë të BE-së, zyrtarëve të tyre të lartë për përparimin e të gjithë rajonit dhe dëshirën e njerëzve që jetojnë në Ballkanin Perëndimor të ndiejnë përfitimet e pranimit në BE”, tha Vuçiq.

Presidenti Vuçiq vlerëson se do të kenë një shans për të përshpejtuar gjërat.

“Shumë gjëra në Evropë do të kthehen drejt Ballkanit,” u tha Vuçiq gazetarëve në Bruksel.

I pyetur në lidhje me tonin e bisedimeve, Vuçiq tha se askush nga përfaqësuesit nuk erdhi aty për të debatuar ose argumentuar.

“Ne luftuam individualisht për veten tonë dhe për tërë rajonin. Kjo ishte puna jonë dhe bëmë një punë të mirë. Është veçanërisht inkurajuese që do të kemi shumë takime dhe mund të shohim një angazhim më të madh për Ballkanin”, tha Vuçiq.

Ndryshe,  në takimin e liderëve evropianë  me ata të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, morën pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës të BE-së.

Po ashtu ishin edhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, si dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell.

Takimi në formën e darkës së punës është mbajtur në kuadër të përgatitjeve për samitin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor më 6 maj në Zagreb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat