Lazareviç: Nga Kosova po shkojnë edhe serbët edhe shqiptarët

Lajme

Lazareviç: Nga Kosova po shkojnë edhe serbët edhe shqiptarët

Nga: F.B Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 19:05
Tatjana Lazareviç

Po mos të vinte ndryshimi i pushtetit në zgjedhje , përkatësisht nëse në Kosovë nuk do mbante leksion demonstrues nga demokracia për të gjithë regjionin, vështirë do të gjendej një ndryshim i vetëm për 12 vjet, ka thënë Tatjana Lazareviç redaktore e “Kossev” me rastin e shënimit të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Sipas saj është çështje tjetër sa mund të qëndroj qeveria e re dhe si do të sillet, por bëhet fjalë për ndryshim dhe në raport me regjionin.

Lazareviç shton se në bazë të biografisë së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmani bëhet fjalë për qeveri që nuk është pjesë e koalicionit të luftës, nuk është nxitëse e luftës apo propagandës së makinerisë së luftës, në çka është specifike edhe në raport me gjendjen n[ regjion  me përjashtim të Maqedonisë.

“Po ashtu në bazë të premtimeve të fushatës zgjedhore të orientuar drejtë luftës kundër korrupsionit edhe krimit të organizuar, për çka struktura politike dhe qytetet e Kosovës me vite kishin ndërtuar , por ende pa pasoja deri në humbjen  e zgjedhjeve. Ky është një ndryshim i dukshëm, tash mbetet të shihet kohëzgjatja e qeverisë së Kosovës dhe drejtimi natyral” thotë Lazareviç.

Sipas këndvështrimit të saj ndryshimi i dytë është largimi i madh i serbëve nga Kosova, me atë dallim që serbët për herë të parë dukshëm që vërehet se po shkojnë nga veriu, jo vetëm nga jugu.

“Përderisa presioni në veri në kuptimin e lëvizjes së banorëve serbë nganjugu në vero ishte dominues nga 2008, trendi i kundërt po ndodhë nga 2016. Që nga fillimi i procesit të Brukselit po ashtu ndodhi ndryshimi– integrimi i verut në sistemin e Kosovës ndërsa si pasojë e mënyrës së udhëheqjes së veriut nga atëherë është e dukshme zhvendosja e banorëve nga veriu drejt qyteteve serbe apo kryeqytetit por edhe në perëndim” thotë ajo.

Ajo shton se edhe shqiptarët në vitet e fundit po ikin me shumicë nga Kosova.

“Shumë në biseda private pranojnë se kanë pasur pritje të mëdha pas vitit 2008, por tash e pranojnë se jetojnë ‘ në shtetin e robëruar’, kështu që janë zhgënjyer nga udhëheqësit e luftës në kohën që ata janë pasuruar dhe padrejtësinë që aplikojnë ndaj qytetarëve. Shumë shqiptarë jetojnë në varfëri, pa punë, duke luftuar për çdo lloj pune që të mbajnë familjet. Ata janë pa sigurime edhe mbrojtje dhe me fuqi punëtore shumë më të lirë se tregu serb, ndërsa me taks atë larta ndaj institucioneve, siç është fatura e rrymës” sqaron Lazareviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat