Lansohet faqja e re me të dhënat për heronjtë

Lajme

Lansohet faqja e re me të dhënat për heronjtë

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 21:09
Lansohet faqja e re për heronjtë

Heronj që luftuan për Kosovën, kishte shumë. E ajo se çfarë i bashkoi gjithë këta luftëtarë e dëshmorë, ishte ideali për pavarësinë e vendit.

Por, përjashto disa figura të njohura, informacionet që hasen në internet për ta, janë të pakta.

E zgjidhjen për këtë, thonë ta kenë tre djem të rinj.Kujtimi, Rexhepi e Shkodrani, ka disa muaj që në baza vullnetare, po punojnë ta lansojnë një platformë të re.

E quajtën Trimat.al dhe në të, do të jenë të gjitha informacionet për heronjtë e luftës se fundit në Kosovë.Por, një sfidë për këta të rinj, ishte verifikimi i informacioneve.

Për këtë, ata vizituan vet familjet e dëshmorëve, ndërsa kishte raste kur informacione që hasen në internet, nuk ishin të sakta.Ndërkohë, në ndihmë mund t’iu vije çdo vizitues online.Kjo mund të behet, duke i shtuar dëshmorët e heronjtë e tjerë.

Edhe për lansimi i kësaj faqe, zgjodhën një datë të veçantë.Madje, për ta bërë më të lehte gjetjen e tyre ideatorët ndanë ish-luftëtarët e lirisë, edhe në zonat në të cilat kishin operuar.

Përveç shqiptarëve, lehtë informacione rreth tyre, mund të marrin edhe të huajt.Kjo pasi faqja është edhe në gjuhën angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat