Baton Haxhiu i tregon prapaskenat e takimit me Stanishiqin

Lajme

Baton Haxhiu i tregon prapaskenat e takimit me Stanishiqin

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 21:57
Baton Haxhiu dhe Jovica Stanishiq

Gazetari Baton Haxhiu ka folur rreth takimit me Jovica Stanishiqin, ish-kreun e Shërbimit Sekret serb.

“Ballafaqimi me Stanishiqin është pjesa më e dinjitetshme e jetës time”, tha Haxhiu në emisionin Pressing.

Tregoi se për këtë takim në të cilin prezent ishin ai, Mahmut Bakalli dhe dy të tjerë, emrat e të cilëve ai nuk i publikoi, Stanishiqi kishte marrë lejen e amerikanëve.

“Stanishiqin e kam taku 4 – 5 minuta. Na kemi kërkuar Republikën e Pavarur të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë”, sqaroi Haxhiu duke kujtuar takimin e vitit 1997.

Por një gjë e tillë ishte kundërshtuar nga Stanishiqi.

‘Kjo ishte përpjekja e fundit intelektuale për me e ndalë luftën”, theksoi ai.

Gjithçka lidhur me takimin, shpjegon Haxhiu, do të duhej të mbahej sekrete.

Stanishiq më tha se “nëse tregon për takimin, je i vdekur”, kujton Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat