Vuçiq: E humbëm rastin për kompromis me Prishtinën, do ta paguajmë çmimin

Lajme

Vuçiq: E humbëm rastin për kompromis me Prishtinën, do ta paguajmë çmimin

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 08:45
Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka thënë mbrëmë se Serbia kishte humbur rastin për të arritur kompromis me Prishtinën dhe se do të paguajë çmimin në të ardhmen.

Duke folur për demarkacionin, ai thotë se e kuptoi që “serbët kurrë nuk do të pranonin diçka që ishte shansi ynë dhe se do të pendoheshim për të”.

“E kuptova porosinë e njerëzve, ishte një shans i shkëlqyeshëm për ne, por e humbëm atë”, tha Vuçiq për TV Happy.

Kreu i shtetit serb thotë se për këtë çështje do të kalojnë më keq në të ardhmen, por sipas tij askush nuk do të jetë në gjendje ta fajësojë atë.

“Unë do ta mbroj popullin serb, por mbaj mend fjalët e mia në 20 vjet: kemi pasur një shans, por nuk kemi pasur vetëdije dhe mençuri të mjaftueshme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat