Mediat serbe përcjellin urimin e Ugljanin për Kurtin e Thaçin

Lajme

Mediat serbe përcjellin urimin e Ugljanin për Kurtin e Thaçin

Nga: F.B Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 10:03
Sulejman Ugljanin

Kryetari i SDA Sanxhak, Sulejman Ugljanin uroi presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrin Albin Kurti me rastin e 12 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Ugljanin thekson se "duke falënderuar përpjekjeve të frymës liridashëse të qytetarëve të vetë, Kosova sot përfaqëson shtet modern të bazuar në sundimin e ligjit, sigurisë së plotë dhe barazisë para ligjit".

"Kam kënaqësinë se mund të them se sot Republika e Kosovës  ka arsyetuar përpjekjen e vetë për liri dhe ia ka dal të vendos shtetin shembull ku qytetarët e saj kanë rast të barabartë për afirmim dhe integrim në shoqëri. Me dëshirën që edhe në periudhën e ardhshme të vazhdojmë dhe të avancojmë lidhjet e afërta mes popullit shqiptar edhe atij boshnjak dhe lidhjet mes Kosovës dhe Sanxhakut pranoni urimet e përzemërta dhe miqësisë e respektit së sinqertë", ka thënë ai, kumton partia e tij.

Urim zyrtarëve të Kosovës iu ka dërguar edhe kreu i Këshillit Kombëtar Boshnjak (BNV) Jasmina Curiç , ku ka vlerësuar se Kosova “është shembull i shtetit shumetnik, shumë kulturor dhe shumë besimeve që ofron shans të barabart për afirmim të plotë të qytetarëve të vetë”.

"Sot kur po shënoni 12 vjetorin e pavarësisë janë të dukshme rezultatet në rrugën e ndërtimit të shoqërisë së vërtetë të bazuar në sundimin e ligjit dhe sigurisë së njëjtë para ligjit. Ju dhe bashkëpunëtorëve tuaj ju dëshirojmë punë në realizimin e detyrave para qytetarëve të Republikës së Kosovës, paqe prosperitet edhe bashkëpunim”, tha kryetarja e BNV-se, Curiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat