Palmer "Njohja e ndërsjellë do ishte ideale – Prishtina dhe Beogradi të caktojnë parametrat e dialogut”

Lajme

Palmer "Njohja e ndërsjellë do ishte ideale – Prishtina dhe Beogradi të caktojnë parametrat e dialogut”

Nga: F.B Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 21:23

Përfaqësuesi special i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor Metju Palmer ka deklaruar se iu mbetet Beogradit dhe Prishtinës të caktojnë parametrat për dialog, duke shtuar se njohja e ndërsjellë do të ishte përfundimin ideal i procesit të bisedimeve, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

“Iu mbetet palëve që të caktojnë parametrat për dialog” ka thënë Palmer për portalin e Brukselit "Euobserver", në pyetjen rreth planit të korrektimit të kufijve.

ShBA mbështesin të dy palët që të gjejnë mënyrën që të kthehen në tavolinën e bisedimeve, që të bisedojnë për këto çështje dhe të gjejnë mënyrën të ecin përpara drejt normalizimit të raporteve,  tha Palmer duke shtuar se njohja  e ndërsjellë do të ishte ideale.

“Do të dëshironim që njohja  e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë të jetë rezultat i procesit të bisedimeve” tha Palmer.

Palmer nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjen shtesë rreth qëndrimit të ShBA-ve për korrektimin e kufijve që kundërshtohet nga qëndrimi gjerman që thotë se kjo mund të destabilizoj regjionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat