Vuçiq: Fuqitë perëndimore kërkojnë humbjen e Serbisë, e jona mbetet të rezistojmë

Lajme

Vuçiq: Fuqitë perëndimore kërkojnë humbjen e Serbisë, e jona mbetet të rezistojmë

Nga: F.B Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 17:43
Aleksandar Vuciq

Në deklaratën e përfaqësuesit special të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor Metju Palmer se nuk përjashton mundësinë e shkëmbimit të territorit dhe për parametrat e dialogut duhet të pajtohen Prishtina dhe Beogradi, presidenti i Serbisë Vuçiq ka thënë se edhe ai ka propozuar nevojën që për çështjen e Kosovës duhet të bisedojnë Prishtina dhe Beogradi, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

"Ka kohë që kam kërkuar këtë, por kam frikë se nuk ka asgjë nga kjo që ne vetëm të bisedojmë” tha Vuçiq duke shtuar se:

"Kurdo që ka fuqi të mëdha, posaçërisht fuqi të mëdha perëndimore, të gjithë përherë do të kërkojnë humbjen e Serbisë. E jona mbetet të rezistojmë” tha ai.

Në pyetjen si të arrihet kompromisi, Vuçiq u përgjigj me kundërpyetje – e si të sqaroni pozitën tonë e mos të bisedoni?

" Si do ekzistoj populli ynë në Anamoravë edhe veri? Çka të bëni tjetër?, A keni alternativë?. Lufta është alternativë, po atë se duam. Lufta nuk është dhe nuk guxon të jetë alternativë ", nënvizoi presidenti i Serbisë.

Vuçiq shtoi se serbët nuk do shkojnë as nuk mundet askush të i detyroj të shkojnë në “ushtrinë shqiptare” në Kosovë.

Ai porositi se nuk na duhen konfliktet por dekadat me paqe.

"Edhe një konflikt edhe do të kishim klinika të këtilla, siç është ajo infektive në 96 vjet e ardhshëm. Ne këtë organist nuk do mund të përballonim dhe mbijetonim, prandaj na duhet politika e mençur", tha ai në bisedë me gazetarë para vizitës në Klinikën Infektive në Beograd.

Prandaj na duhet të bisedojmë.

“Nganjëherë bisedoni sepse doni kompromis, nganjëherë edhe kur e shihni se është e pamundur,  blenë kohë...Si do ju thoni gjermanëve edhe francezëve se nuk kemi për çka të bisedojmë”, amerikanëve , rusëve, kinezëve...” tha Vuçiq.

Ai përsëriti se Serbia viteve të fundit ekonomikisht po përparon, andaj na duhen vite paqe, ku në secilim buxhet dhe rebalanc të ketë rritje page edhe pensioni, që njerëzit të jetojnë më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat