Akademi përkujtimore për dëshmorin Selman Vojvoda

Lajme

Akademi përkujtimore për dëshmorin Selman Vojvoda

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 07:22
Selman Vojvoda

Nën përkujdesjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Komunës së Skenderajt, sot, do të mbahet akademi përkujtimore për dëshmorin e Kosovës, Selman Vojvoda, në 30-vjetorin e rënies së tij.

Përkujtimi e nderimi i jetës dhe veprës së heroit Selman Vojvoda, do të fillojë me homazhe tek varri i heroit, në Llaushë të Skenderajt, duke filluar nga ora 09:00.

Ndërsa akademia përkujtimore fillon nga ora 12:00, në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat