Vajza e dërgon Kurtin në “Botën e Çudirave”

Lajme

Vajza e dërgon Kurtin në “Botën e Çudirave”

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 13:19
Kurti mbrëmë ka qenë në teatër së bashku me bashkëshorten dhe vajzën, për të parë shfaqjen e fëmijëve.

Kryeministri i Republikës sonë, Albin Kurti, mbrëmë ka qenë spektator në teatër së bashku me bashkëshorten Rita dhe vajzën e tyre Lea, për të parë shfaqjen e fëmijëve.

Këtë e bëri të ditur vet ai me anë të një postimi në Instagram, ku tregoi se u kënaqën aty, duke i lavdëruar aktorët dhe bëri me dije se si institucion nuk do ta lënë në harresë teatrin për t’i dalë në ndihmë.

Postimi i plotë i Kurtit:

Mbrëmë Lea, mua e Ritën, na dërgoi në teatrin “Dodona” për të parë shfaqjen “Liza në botën e çudirave” të Lewis Caroll, dramatizuar nga Arzana Kraja e me regji të Melihate Qenës.

Kur perdet e teatrit ranë ne u futëm në botën e tij. Duke e ndjekur nga pas lepuroshin e shfaqjes, çuditeshim bashkë me Lizën. Hera herës provonim t’i ndihmonim asaj në matematikë e në gjetjen e kryeqytetit të Kosovës. Viheshim në siklet nga trysnia mbi Lizën, por edhe gëzoheshim kur ajo triumfonte.

Njëmend mungojnë kushtet në këtë teatër, por aty ka aq shumë dashuri për të e pasion në të.

Aktorët tanë e bëjnë dhe shfaqin maksimumin e tyre në çdo paraqitje skenike, kurse ne duhet që së paku ta japim ndihmën institucionale. Si prind e di rëndësinë e teatrit, prandaj nuk do e lëmë në harresë.

Nuk ka emancipim pa teatër.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat