Muharrem Salihu (sikur “Valter brani Sarajevo”) mbron Medvegjen! I shpall luftë diskriminimit! - Bota Sot
Muharrem Salihu (sikur “Valter brani Sarajevo”) mbron Medvegjen! I shpall luftë diskriminimit!

Lajme

Muharrem Salihu (sikur “Valter brani Sarajevo”) mbron Medvegjen! I shpall luftë diskriminimit!

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 16:34
Muharrem Salihu

Forumi Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi (AFEDS) në Prishtinë ka mbajtur nje tryezë për gjendjen e shqiptarëve në Medvegjë, sidomos problemin e pasivizimit të adresave dhe zhbërjen e dokumenteve të shqiptarëve etnik.

“Të gjithë për Medvegjën, pasivizimi i adresave nuk kalon” ishte kjo motoja e tryezës ku ne dedabat prezentuan përfaqësues politik, intelektualë dhe gazetarë jo veteme nga Lugina por edhe shqiptare nga Kosova, Shqiperia e Maqedonia, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jone”

Muharrem Salihu (si “Valter brani Sarajevo”) mbron Medvegjen (Salihu Defends Medvegja)

Tryezen e Organizuar nga Forumi shqiptar per zhvillim ekonomik ne Serbi (AFEDS) , me temën “Të gjithë për Medvegjën, Pasivizimi i adresave nuk kalon”.

Në këtë tryezë u diskutuan shumë çështje politike,ekonomike e sociale per Shqiptaret ne Komunen e Medvegjes , e ne veçanti per pasivizimin e adresave shqiptare ne Komunen e Medvegjes.

Gjendja në të cilën ndodhen sot shqiptarët në Serbi, veçanërisht ata në Medvegjë, është nga më të rëndat dhe që rrezikon seriozisht ardhmërinë e tyre në trojet autoktone. Për çdo ditë edhe më shumë, politika serbe, e mirëmenduar dhe e mirëplanifikuar po vepron në dëm të shqiptarëve. Rreziku imediat është i shumëfishtë, tha Dr. Flora Ferati-Sachsenmaier ne fllim te hapjes se forumit ne Prishtine dedikuar situates aktuale ne Medvegje perballe diskrminmit te Serbise

Zonja Ferati-Sachsenmaier: Ja sot ja kurre mund ta shpetojme Medevegkjen ! pra, te gjithë për Medvegjën, pasivizimi i adresave nuk kalon!

Zonja Ferati-Sachsenmaier ne vazhdim para te pranishmeve tha se “Qeveria serbe po vazhdon pandërprerë aksionin e shpopullimit të territoreve shqiptare përmes pasivizimit të adresave të shqiptarëve me ritme shqetësuese, pa kursyer gati askënd. Kjo politikë antishqiptare ndryshoi radikalisht strukturën demografike ne Luginen e Presheves”

Kurse deputeti Muhrrem Salihu njeherit kreu i AFEDS ne Forumin me moton “Të gjithë për Medvegjën, Pasivizimi i adresave nuk kalon” nder tjera ka pohuar se  “Ndërrimi i emërtimeve të rrugëve në territoret shqiptare po vijon me shpejtësi, si një mënyrë për të hequr çdo ditë e më shumë tulla nga identiteti ynë shqiptar. Mjafton që në një ditë të vetme të lëvizësh jashtë komune dhe në mbrëmje e gjen veten pa adresë dhe jorezident në shtëpinë tënde. Ndërkohë që kërkesat e popullatës autoktone shqiptare po shpërfillen dhe nuk po merren në konsideratë nga asnjë institucion vendor apo qendror. Heqja e adresave, ndryshimi i emërtimeve shqiptare të rrugëve dhe diskriminimi i vazhdueshëm i të drejtave themelore, mes dëmeve të tjera ka sjellë edhe mohimin për shqiptarët të të drejtës për dokumentacion personal dhe për rrjedhojë edhe heqjen e të drejtës kushtetuese për të votuar.”

Pasivizimi po aplikooet edhe tek banoret qe asnjehere nuk jan larguar nga vendelindjet e tyre, ata edhe sot jan aty, por pa dokumenta! Mendoi se arsyetimi i me poshtem nuk eshte i mjaftueshem dhe si i tille nuk pasqyron gjendjen reale.

“Dukuria e pasivizimit të qytetarëve nga regjistrat civil të vendbanimit, ka nisur fillimisht në Medvegjë, e së fundmi edhe fshatrat e Malësisë së Bujanocit. Është fjala për qytetarët shqiptarë që kanë braktisur vatrat e tyre në kohën e zhvendosjes së forcave serbë nga Kosova dhe stacionimit të tyre nëpër vendbanimet shqiptare në këto komuna. Nën frikën nga forcat që kishin kryer krime në Kosovë, banorët lanë shtëpitë e tyre dhe u vendosën në Kosovë”, është shprehur ai.

Nisur nga angazhimi dhe sensibilizim i ceshtje se Medevgjes dhe Lugines se Presheves ne pergjthesi ne qendrat nderkombeare te vendosjes (Gjeneve, Bruksel, Uashingotn, misione diplomatike ne nga bota ne Beograd nga ana e Muharrem Salihut na e kujton filmin “Valter brani Sarajevo” ku e kete rast edhe z.Salihu po mbron Medvegjen! por ky i findit, per dallim nga Valteri po medvegjen po e mbron ndryshe, me dialog permes kerksave legjitme adresuar Beogradit dhe komuniteti nderkombetar, njofton agjencia  e lajmeve “Presheva jone”

Gazetari nga Gjeneva Nefail Maliqi: Kosova mbrohet ne Presheve e Lugina ne Medvegje!

Sipas Muharrem Salihu, biznesmen ky  tashme i njohur ne Evrope që ia riktheu shpresën shqiptarëve të Medvegjës dhe Luginës ka theksuar se “nuk duhet të harrojmë asnjëherë historinë dhe duhet të nxjerrim mësime prej saj. Korrigjimi i kufijve nuk është një tezë e re që është hedhur sot në tryezën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë që shqiptarët në Serbi u bënë minorancë. Zbatimi i kësaj politike është një nga dëmet më të mëdha që u janë bërë shqiptarëve të Kosovës përgjatë shekullit të kaluar.”

Gazetari yne ne Zvicer Nefail Maliqi ka shtruar dy peytje njekesisht duke bere dy verejtje, sipas te cilit “shqiptaret e Lugine se Presheves kane harrur te protestojne, dihet per te drejta e tyre legjitmi te garantuar nga nderkombeatret!?!, sikur edhe kane harruar te shkruajne edhe raporte per dsikrimoin e te drejta ve t tyre adresuar  qendrave diplomatike te vendosjes dhe organizatave nderkombetare. Flasin per Bashkim kombetar me lidere te perqare!? Pa bashkimin e shqiptareve nuk do kete kurere bashkim me Kosoven!..”

Sipas z. Maliqi shqiptaret e Medvegjes jane te harruar dhe injoruar dy fishe, nje nga Beogradi po aq sa edhe nga Presheva e Bujanoca.  Ne mbyllje te kesaj parqite, Nefail Maliqi ka bere me dije se “Kosova mbrohet ne Medvegje, sikur edhe Lugina e Presheves qe mbrohet ne Medvegje. Po e hengri ujku Medvegjen po ashtu neser do ta haje edhe Bujancen dhe Medvegjen..”

Kërkesat e referuesve te kesaj tryeze me perfaqesuesit e Lugines se Presheves bashke me analiste e gazetare ishin qe institucionet e Kosoves e Shqiperise , te punojne me shumë per gjendjen dhe per te drejtat e shqiptareve ne Medvegje, ashtu siq i kerkon Serbia per serbet ne Kosove qe te drejtat ti gezojne ne menyre reciproke siq i gezojne serbet ne Kosovë. Pra te rrespektohet reciprociteti dhe jo sikur deri me tash me serbet e Kosoves te privlegjuar nga qveria serbe dhe kosovare si dhe nga komuniteti nderkombetar, kurse shqiptaret e  Lugines se Presheves te diskrimunuar nga keto te tjerat. Veq kesaj qeveria serbe  po pretendon jo vetem te shkrije papullsine shqiptare nga keto vise, por edhe te eleminoj emrin Medegje, gj kjo  ecila po verehet koheve te fundit ne madiat serbe, te cilat kur flasin per Luginen ato permendin vetem Bujanocin dhe Medvegjen, duke eliminuar Medvegjen si qyetare dhe si toponik gjeografike?!    

Pos krereve de perfaqesuesve legjitim te Medvegjes para te pranishem ne kete tryeze ishin edhe shume perdsonalitete nga Shqiperia e Maqedonia si dhe nga diaspora. Keshtu ne debat gjate kesaj tryeze per Medvegjen dhe rreth saj ishin Dashamir Uruqi nga Unioni  i Shoqerise Civile (nga Shkodra) Mehmet Preshtina trashigimtar i trungut Hasan Prishtina, pastaj Sani Kurteshi nga VV, Armend Aliu zv. kryetar,  Arber Pajaziti nga “Alteriava per Ndryshim” Terrnoc. Pasta fjalen e rasti e mori edhe Ajet Duli ish i burgosur politk,  Bislim Musliu nga “Trojet”, Mimoza Abrazhda kryetare e UGA,  Burim Uka prof dhe derejtues i portalit  “Medvegja.net”, pastaj Rrahman Hyseni “Medvegja sot”, Mon Beqiri  nga RTK, Skender Gashi PLK si dhe  Xhavit Kastrati nga trashigmia e familjes Shaban Polluzha, Samir Shahini profesor  ne Medvegje, Gani Rashiti nga Presheve  (OJQ).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat