Donald Trump flet për dialogun Kosovë-Serbi dhe Richard Grenell

Lajme

Donald Trump flet për dialogun Kosovë-Serbi dhe Richard Grenell

Nga: F.B Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 09:08
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar se ambasadori Richard Grenell mbetet i dërguari i tij special për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës dhe mundet në të njëjtën kohë të kryej tri funksione, shkruan “Danas”, transmeton “Bota sot”.

Grenel aktualisht është ambasador amerikanë në Gjermani, ndërsa ditë më parë është emëruar edhe kryes i detyrës së drejtorit të shërbimeve të inteligjencës kombëtare.

Trump ka deklaruar se: “Grenell do të vazhdoj, pasi po bënë shumë mirë atë punë”.

Presidenti amerikan ka shtuar se “ai njeh mirë zyrtarët, ka kryer punë fantastike në të dy shtetet”, duke shtuar se Grenell gëzon “besimin e tij të plotë” dhe po arrin “marrëveshje të pa besueshme” ka transmetuar “Zëri i Amerikës”.

Ambasadorit Grenell po i përshkruhet merita e arritjes së marrëveshjeve për vendosjen e linjave ajrore edhe hekurudhore mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në këtë moment, nuk është e njohur sa gjatë Grenell mund të mbaj edhe postin më të ri të drejtorit të shërbimeve kombëtare të inteligjencës. Trump ka deklaruar ditë më parë se është duke shqyrtuar katër propozime për kandidatët për atë punë, ndërsa Grenell ka thënë se nuk do të kryej gjatë atë punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat