Mediet serbe zbulojnë se çka përmban Ahtisari plus-plus, kjo u takon serbëve, e kjo shqiptarëve

Lajme

Mediet serbe zbulojnë se çka përmban Ahtisari plus-plus, kjo u takon serbëve, e kjo shqiptarëve

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 09:27
Aleksandar Vuçiq

Periudhë e vështirë është para neve, ka paralajmëruar presidenti i Serbisë Vuçiq, duke shtuar se Serbisë do të i ofrohet ultimatum rreth çështjes së Kosovës, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij vendin e pret një periudhë turbulente sepse plani Ahtisari plus-plus që do ofrohet dhe serohet deri në fund të vitit, nuk mund të pranohet, ndërsa refuzimi tërheq prapa vetës pasoja serioze siç është hyrja në konflikt me fuqitë e mëdha dhe izolim të vendit

Me këtë plan si ka thënë Vuçiq na ofrohet të pranojmë Kosovën si zëvendësim me garancinë për hyrje në BE dhe autonomi më të madhe për serbët. “Besoj se deri në fund të vitit do marrim diçka që vështirë mund të refuzohet por edhe të pranohet” tha Vuçiq.

Ky plan ka qenë opsion edhe më herët dhe parashikon autonomi të gjerë për serbët në veri të Kosovës, më shumë se plani i mëhershëm. Veriu do kishte status regjional autonom në kuadër të “shtetit të Kosovës, ku të ardhurat edhe tatimet e doganat nga veriu iu jepen komunave në veri.

Sipas analistëve, plani Ahtisari plus-plus ofron më shumë të drejta serbëve në kuadër të Kosovës së pavarur.

Dragomir Angjelkovip analist politik thotë se Serbia vazhdimisht është në disa presione, por beson se VUçiq do mbroj interesat serbe dhe mos të hyj në konflikt me fuqitë e mëdha. “Plani i ri nënkupton autonomi më të madhe të serbëve  brenda Kosovës se plani i Ahtisarit. Por për ne është e papranueshme autonomia më e gjer brenda Kosovës së pavarur, që është garanci e hyrjes në BE dhe nuk mund të merret si punë e kryer- thotë Angjelkoviç.

Vuçiq me 2 edhe 3 mars do të qëndroj në Uashington, ndërsa disa ditë më pas në Berlin ku do takohet me Merkel, ku besohet se mund trajtohet kjo temë

“Administrata e Trampit para zgjedhjeve presidenciale do kërkoj një rezultat në sferën gjeo-politike, ndërsa Kosova mund të jetë ai poligon. Kështu që takimi në Uashington mund të jetë paralajmërimi i këtij plani, ku Vuçiq do prezantoj qëndrimin për kompromis por jo për kapitullim” thotë Angjelkoviç.

Gazetari Jaksha Shçekiç mendon se Serbia është në situatë të rëndë dhe Vuçiq do i lidhen duart. “Kosova pa serb nuk është çështje racionale. Nëse bëhet referendum nuk do kaloj, që do sjell te ajo që Evropa e ShBA të na shtyjnë në rrugë pa krye”, mendon Shçekiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat