Dodik sulmon politikën malazeze: Ajo është kundër Serbisë qysh nga njohja e pavarësisë së Kosovës

Lajme

Dodik sulmon politikën malazeze: Ajo është kundër Serbisë qysh nga njohja e pavarësisë së Kosovës

Nga: F.B Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 09:44
Milorad Dodik

Milorad Dodik konsideron edhe për BiH edhe presidentin malazez Milo Gjukanoviq do të ishte më e mira shtyrja e vizitës në Bosnje dhe Hercegovinë e planifikuar në fillim të marsit, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

Sipas Dodik, ai beson se ky qëndrim për vizitë në BiH ndihmon SPC në kushtet kur po ndodhë ndjekja e saj në Malin e Zi.

Ai përkujtoi se pushteti malazez me bashkësinë izraelite, islame edhe katolike ka marrëveshje të veçanta, ndërsa vetëm me SPC dhe pasurinë e saj i ka mbet të zgjidh përmes ligjit dhe në masën më të madhe ajo të merret nga SPC.

Dodik vlerësoi se politika malazez është kundër Serbisë qysh nga njohja e pavarësisë së Kosovës, shkruan “Avaz”.

"Askush nuk është kundër vizitës së Gjukanovqit në BiH, por shtrohet pyetja morale – si mundet një serb të lëshoj një rats të këtillë, përderisa njerëzit tanë atje protestojnë ai vjen në Sarajevë të sqaroj atë që dëshiron aq më parë që janë njerëz të njëjtë që edhe nga këtu mbështeten”, tha Dodik.

Dodik tha se më herët kishte dërguar një letër kuvendarëve në Malin e Zi për të shtyrë miratimin e ligjit për liritë fetare, ndërsa pas miratimit ka apeluar të kuptohet SPC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat