Rama ka paralajmëruar që do të vizitojë Rusinë, por cila është enigma e këtij takimi

Lajme

Rama ka paralajmëruar që do të vizitojë Rusinë, por cila është enigma e këtij takimi

Nga: M.H Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 11:16
Edi Rama

Në lidhje me këtë vizitë, Profesori Enver Bytyçi, përmes një postimi në Facebok shpreh disa pyetje, dilema dhe enigma, transmeton “Bota sot”.

Bytyçi shprehet se a do ta pranojë Ramen presidenti rus, Vladimir Putin, në postin e kreut te OSBE-së? Përveç kësaj profesori parashtron enigma, disa dilema dhe pyetje të tjera.

Postimi i plotë

Edi Rama ka lajmeruar se do ta vizitoje Rusine ne rolin e kryetarit te OSBE-se. Por pas kesaj lindin disa pyetje, dilema dhe enigma. Disa prej tyre jane keto:

1. A do ta pranoje Ramen presidenti rus, Vladimir Putin, ne postin e kreut te OSBE-se? Pra a do ta takoje me kete mandat, apo do t'i kerkoje qe viziten ta beje me mandatin e kryeministrit te Shqiperise?

2. Nga ana tjeter, a do te pranoje Rama qe viziten ne Moske ta reaizoje si shef i ekzekutivit shqiptar? Nese po, cilat jane koncensionet qe do ia beje presidentit rus, Vladimir Putin? A ka ndonje dosje ne tavolinen e shefit te Kremlinit, e cila pret firmen e Edi Rames?

3. Edi Rama mund ta vizitoje Rusine si shef i OSBE-se, por a do te pranoje ta prese ne kete vizite shefi i Kremlinit? Nese jo, a eshte i interesuar Rama te shkoje ne Moske?

4. Çfare roli ka Aleksander Vuçiq ne viziten e zotit Rama ne Moske? A ka nderhyre ai tek Vladimit Putin qe ta prese dhe nderoje mikun presidentit serb, pra kryeministrin e Shqiperise, siç beri ne rastin e takimit Thaçi-Vuçiq ne Paris?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat