Ja kush do i përfaqësoj shqiptarët në Parlamentin e Hamburgut

Lajme

Ja kush do i përfaqësoj shqiptarët në Parlamentin e Hamburgut

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 11:22
Foto Parlamenti i Hamburgut

35-vjeçari me prejardhje nga Pozharani i Vitisë, Kosovë, është një afarist i suksesshëm në Hamburg. Ai është i biri i aktivistit dhe afaristit të njohur në Gjermani, Xhelil Musa.

Sami Musa, është me siguri shqiptari i parë i zgjedhur në Parlamentin e Hamburgut, qytetit të dytë më të madh në Gjermani, pas Berlinit.

Fitoren e tij në zgjedhjet që janë mbajtur dje,  e diel, 23 shkurt, e ka konfirmuar për albinfo.ch vetë Musa.

I NGJAJSHËM

TRIUMFOJNË SPD-JA DHE TË GJELBRIT NË HAMBURG

Ndërsa në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ai ka shkruar, si vijon:

“Qytetarë të nderuar të Hamburgut,

Unë u votova në këtë të diele nga një numër i juaji që kanë drejtë votimi në gjermani, ju jam shumë mirënjohës për kontributin dhe ndihmën tuaj. Duke ju falënderuar punës dhe ndihmës së ekipit që ishte 24 orë në disponim edhe duke i falënderuar partisë që prezantoj – SPD Hamburg – arritëm që të kualifikohem si deputet në parlamentin e Hamburgut. Duke u bazuar në traditën tonë të lashtë besnike ato fjalë që ju kamë thënë para zgjedhjes sime si deputet po ju them edhe sot: „ Me zemër e punë të zellshme do të jem zëri i juaj në Parlament, jo vetëm zëri i atyre që më dhanë besimin por do të jem për të gjithë qytetarët e Hamburgut për pesë vitet e ardhshme“. Na presin shumë punë për të bërë, andaj të vazhdojmë aty ku kemi mbetur, të punojmë së bashku për një Hamburg liberal dhe demokratik, ti realizojmë obligimet tona kushtetuese dhe demokratike. Së shpejti dyert e zyrës sonë do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët. Ju falënderoj përzemërsisht për kontributin tuaj dhe mundin tuaj duke ju dëshiruar shumë shëndet e jetë të mbarë në qytetin tonë të bukur Hamburg”.

35-vjeçari me prejardhje nga Pozharani i Vitisë, Kosovë, është një afarist shumë i suksesshëm në Hamburg. Ai është i biri i aktivistit dhe afaristit të njohur në Hamburg e në gjithë Gjermaninë, Xhelil Musa.

Samiu, në muajin tetor 2019, ai hyri në listën e Partisë Socialdemokrate (SPD) për të garuar në zgjedhjet e përgjithshme në Hamburg, që u mbajtën dje, më 23 shkurt 2020.

Duke qenë menaxher i suksesshëm i njërit prej hoteleve me te njohura në Hamburg, Sami Musa, tashmë ka një komunikim të veçantë me qytetarë, ai i njeh mirë edhe nevojat e tyre.

Qasja e tij pro politikave sociale, e bën Sami Musën të jetë edhe më afër interesave të qytetarëve.

Image
Sami Musa
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat