Media serbe: Në Prishtinë kanë gabuar duke llogaritur se Serbinë mund të detyrojnë në diçka, koha punon për Serbinë

Lajme

Media serbe: Në Prishtinë kanë gabuar duke llogaritur se Serbinë mund të detyrojnë në diçka, koha punon për Serbinë

Nga: F.B Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 14:47
Ilustrim

Redaktorja e “Sputnjik” në Beograd, Ljubinka Milinçiç ka deklaruar se zyrtarët e Prishtinës konsiderojnë se koha punon për ta, ata kanë llogaritu se Serbinë mund ta detyroj dikush në diçka, por janë mashtruar dhe kanë gabuar, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”

Ajo si mysafir në programin e RTS, ka theksuar se në raportin me Prishtinën nuk ka asnjë reciprocitet.

“Ata kanë vendosur taksën pas asnjë shkas dhe arsye, pasi para kësaj nuk kanë realizuar asgjë nga ajo që kanë nënshkruar. Pastaj vendosën taksat dhe tash bëjnë tregti me ato taksa. Ata nervozohen nga lotimi i Serbisë në uljen e atyre që e kanë pranuar Kosovën”, tha Milinçiç.

Sipas saj, qëndrimi dhe synimi për reciprocitet është menduar vetëm të kthej vëmendjen.

“Ata presin, por mendoj se janë mashtruar, mendojnë s koha punon për ta dhe do të ndodhë diçka, se do të na detyrojnë në diçka. Mendoj se kanë gabuar, unë mendoj s kësaj radhe koha punon për neve”, thotë ajo.

Sipas Milinçiç “ Serbia është mësuar në presione, disa herë të fuqishme e disa herë të dobëta”.

“Vazhdimisht bëhet presion në ne, na mbetet të mos dorëzohemi. E tyre është që të kërkojnë, e jona të luftojmë për atë që na përgjigjet. E dimë se është vështirë, e kurrë nuk ka qenë lehtë. Nuk guxojmë të japim atë që është e jona, pa marr parasysh se dikush ka vendos që  Grenel duhet të bëj çudira dhe që Amerika para zgjedhjeve duhet të arrijë një sukses të jashtëm poliitk”, ka nënvizuar Milinçiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat